Celebrity

Kim Cattrall tregon nëse do të rikthehet në rolin ikonik të Samantha-s në “And Just Like That”

Shkruar nga Anabel

22 Korrik 2024

Kim Cattrall tregon nëse do të rikthehet në rolin ikonik të

Kim Cattrall ka folur për serialin “And Just Like That”, i cili është vazhdimi i “Sex and the City”, duke mohuar zërat se do të jetë pjesë e tij, me rolin e Samantha-s. Në një artikull në Elle, qarkulloi thashethemi se Kim do të rikthehet, por aktorja 67-vjeçare shkroi në X se jo, nuk do të jetë pjesë e produksionit të ri, shoqëruar me një emoji me puthje.

Zërat për një rikthim të mundshëm u nxitën pasi ajo u shfaq në një fragment të shkurtër në sezonin e fundit. Samantha Jones (Kim Cattrall) u rikthye në “And Just Like That” në një skenë shumë të shkurtër, e cila u xhirua pa dijeninë e asnjë pjesëtari të kastit.

Skena në fjalë tregon një bashkëbisedim në telefon mes Samantha-s dhe Carrie-s, por në fakt, nuk ka pasur një bisedë reale mes tyre. Duke marrë parasysh që Kim Cattrall dhe Sarah Jessica Parker nuk kanë qenë shumë miqësore me njëra-tjetrën në vitet e fundit, gjithsesi, Sarah foli për momentin e rikthimit dhe u shpreh: "Isha shumë e lumtur për idenë. Ishte shumë e bukur dhe isha shumë e kënaqur”.

Një zënkë gocash

Në vitin 2018, Kim iu përgjigj publikisht ngushëllimeve të Sarah, për vdekjen e papritur të vëllait të saj, përmes një postimi në Instagram, ku shkroi: “Ime më më pyeti sot: “Kur do të të lërë të qetë ajo hipokritja Sarah Jessica Parker?”. Fakti që ti më kontakton gjithmonë është një kujtim i dhimbshëm se sa mizore ke qenë asokohe dhe tani".

Më tej, vijoi:

"Më lejo të ta bëj shumë të qartë (Nëse nuk ka qenë deri tani): Ti nuk je familja ime! Ti nuk je mikja ime! Kështu që, po ta shkruaj për të fundit herë që të ndalosh së shfrytëzuari tragjedinë tonë për të rikuperuar personalitetin e “vajzës së mirë”.

Më pas, në 2021, Sarah i ktheu përgjigje komentit të dikujt, duke mohuar zërat se nuk e ka shumë qejf Kim.
 
“Jo, nuk është se nuk e pëlqej atë. S’e kam thënë kurrë. Kurrë nuk do e them. Samantha s’është pjesë e kësaj historie (referuar “And Just Like That”), por ajo do të jetë gjithnjë pjesë e jona. Nuk ka rëndësi ku jemi dhe çfarë bëjmë”, shoqëruar me një emoji me zemër blu.