Festivali i muzikës “Sunny Hill” nis sot dhe organizatori i këtij aktiviteti, Dukagjin Lipa, ka folur për një detaj që duket se ka rënë në sy te pjesëmarrësit e festivalit dhe jo vetëm.
Mungesa e Rita Orës në “Sunny Hill”, madje njerëzit shkojnë përtej kësaj duke hamendësuar për një konflikt apo hatërmbetje mes saj dhe Dua Lipës. Babai i kësaj të fundit, ka vendosur të sqarojë disa detaje përmes një interviste të dhënë për "Radio Dukagjinin".
“Artistët e kalibrit të Duas, Ritës apo Bebe Rexhës dhe shumë artistë të tjerë që kemi pasur kanë një jetë shumë të organizuar. Gjithsesi, ftesa është aty, çdo vit e thërrasim, por nuk ka rastisur. Në kohën që ne e kemi ftuar ajo ka qenë e angazhuar me aktivitete të tjera, por patjetër që Rita do të jetë pjesë e festivalit “Sunny Hill,” u shpreh ai.
@radiodukagjini “Rita Ora shumë shpejt në Festivalin Sunny Hill” #radiodukagjini #radar #editadoli #dukagjinlipa #dualipa #ritaora #festival #sunnyhill #kosova #albania #kosovaalbania #shqiperia?? #shqiperi #kosovatiktok #albaniantiktok #shqiptaretneperbote??? #tirana #prishtina #gjakova #mitrovica #peja #gjilan #ferizaj #prizren ? original sound - Radio Dukagjini
Edicioni i këtij viti të “Sunny Hill” nis sot në parkun me të njëjtin emër në Prishtinë dhe në skenë pritet të ngjiten emra të tillë si: Bebe Rexha, Stormzy, DJ Snake, Black Coffee, The Martinez Brothers, Groove Armada, The Blaze etj.
Artikuj të sugjeruar: