Instagramming

Luizi paska pasur të drejtë! Luna Mari është kopja e tij

Shkruar nga Anabel

25 Korrik 2024

Luizi paska pasur të drejtë! Luna Mari është kopja e tij

Ca kohë më parë, Luizi tha se Luna Mari është fiks si ai. Kiara publikoi një foto të Luna Marisë, pa e shfaqur portretin e saj dhe këngëtari shkroi: “Veç gishtat e këmbës i ka si unë të tjerat dihet… si unë prapë”.

Luizi paska pasur të drejtë! Luna Mari është kopja e tij

Luizi paska pasur të drejtë! Luna Mari është kopja e tij

Duke qenë se çdo prind do që bebi t’i ngjajë, nuk e morëm 100% për bazë, por pasi pamë fotot e postuara nga Kiara, po, është e vërtetë! Na vjen keq Kiara, por Luna Mari është kopja e Luizit.

Luizi paska pasur të drejtë! Luna Mari është kopja e tij

Në fotot e publikuara në Instastory, Luizi imiton portretin e së bijës dhe duhet thënë që balli, hunda, flokët dhe në përgjithësi mimika e të voglës është fiks si tiparet e të atit. 

Luizi paska pasur të drejtë! Luna Mari është kopja e tij

Kiara shpreson gjithsesi që goca t'i ngjajë të paktën nga këmbët, por ajo s'është aspak xheloze për faktin që Luna është #copypaste si babi, pasi fundja, ajo ka fytyrën e njeriut që Kiara dashuron. (Të paktën kështu është shprehur në Instastory).

Luizi paska pasur të drejtë! Luna Mari është kopja e tij

Luna Mari lindi më 30 prill të këtij viti. Luizi ka folur shpesh për ndjesitë e prindërimit. Në fillim, përmes një videoje në Instagram, këngëtari u shprehu: “Më keni bërë njeriun më të lumtur në botë! Kam menduar se lumturia ka qenë kur më ka thënë Kiara “po”, por më vjen keq t’i them Kiarës se lumturia më e madhe qenka kjo tjetra. Është fakt. Keni për ta kuptuar kur ta provoni dhe ata që e kanë provuar e dinë. Zoti ju bekoftë!”, tha Luizi.

Artikuj të sugjeruar: