
Këngëtarja Adele i ka thënë “po” propozimit të partneri të saj Rich Paul, duke u fejuar! Paul i ka bërë pyetjen e rëndësishme në një restorant ditën e djeshme. Më pas, çifti e ka ndarë lajmin e bukur me miqtë dhe familjarët përmes telefonatave në FaceTime. Njerëzit mendojnë që ata do martohen deri në fund të këtij vitit, ndërsa një burim u shpreh:
“Rich planifikoi që propozimi të ishte në vendlindjen e këngëtares, teksa i dhuroi asaj një unazë jashtëzakonisht të bukur me diamant katër karatësh.”

"Ata festuan me shampanjë në Chiltern Firehouse mbrëmjen e djeshme," shtoi i njëjti burim.
36-vjeçarja ka shtuar spekulimet për ndryshimin e statusit, sidomos gjatë një performance të fundit në skenë ku iu referua 42-vjeçarit Rich, si burri i saj.

Kujtojmë që këngëtarja ka qenë e martuar me sipërmarrësin Simon Konecki nga viti 2018 deri në vitin 2021. Ata kanë një djalë bashkë, që quhet Angelo.
Artistja filloi të takohej pas ndarjes me agjentin amerikan Rich Paul, që është edhe baba i tre fëmijëve. Në vitin 2022 sipas mediave thuhet se ata blenë një rezidencë në Beverly Hills, ku jetojnë bashkë.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: The Sun