Social Buzz

Të shpjegojmë se pse të gjithë në TikTok janë fiksuar me “Ballerina Farm”

Shkruar nga Anabel

27 Korrik 2024

Të shpjegojmë se pse të gjithë në TikTok janë

Nëse emri Hannah Neeleman nuk të thotë asgjë, ndoshta do ta kesh parasysh imazhin e saj, ose hashtag-un #BallerinaFarm që po qarkullon masivisht nëpër TikTok. Hannah është një grua e cila jeton në një fermë me të shoqin dhe 8 fëmijët e tyre, kalon ditën duke gatuar, duke bërë bukë, duke u kujdesur për kafshët e fermës, fëmijët e familjen, si dhe duke bërë video në TikTok, ku ndan përjetimet dhe përvojat e saj.

@ballerinafarm

Sourdough flatbread grilled cheese! The perfect summer meal ?? (also! I wanted to add music but was having technical difficulties, so no music it is!)

? original sound - Ballerina Farm

Rishtazi, mjaftoi një intervistë për The Times që ferma dhe jeta e saj të bëhet super virale. Kudo në TikTok, ajo po krahasohet me një #tradwife, term që i referohet grave që rrinë në shtëpi dhe kujdesen për familjen. Megjithatë, në rastin e Hannah, interneti supozon se ajo ka sakrifikuar ëndrrën e saj për të qenë balerinë për t’u kthyer në një ‘makineri fëmijësh’ dhe për të ndjekur dëshirat e bashkëshortit të saj, Daniel, 35 vjeç, trashëgimtar i “JetBlue”, kompani fluturimesh në SHBA.

Të shpjegojmë se pse të gjithë në TikTok janë

Pse intervista u bë virale?

Gjatë intervistës për The Times, gazetarja theksoi se Daniel nuk u largua nga e shoqja, edhe pse ajo ishte tematika e intervistës, duke nënkuptuar se ai ishte paksa kontrollues. Hannah tha në intervistë:

“Qëllimi im ishte New York-u. U largova nga shtëpia kur isha 17 vjeç dhe isha e emocionuar që të shkoja atje, e doja atë energji. Do të bëhesha balerinë. Isha një balerinë e mirë”, duke shtuar se ishte regjistruar në shkollën “Juilliard”, një shkollë prestigjoze për baletin. Më tej, ajo tha se takoi Daniel-in dhe se jeta e saj ndryshoi.

“Hoqa dorë nga kërcimi, çka ishte e vështirë. Duhet të japësh një pjesë të vetes. Edhe Daniel hoqi dorë nga ambiciet e karrierës”, tha ajo.

Këtu, autorja e artikullit, Megan Agnew, theksoi:

“Unë pashë përreth dhe nuk rashë totalisht dakord. Daniel donte të jetonte në egërsinë perëndimore, kështu që ata e bënë këtë; ai donte një fermë, ata e bënë këtë; atij i pëlqen të dalin në takime romantike një herë në javë, kështu që shkojnë në takime (gjatë këtyre netëve kanë babysitters); ai nuk do dado në shtëpi, kështu që nuk ka dado në shtëpi. E vetmja hapësirë e caktuar për të qenë e vetë Neeleman - një hambar i vogël që ajo donte ta kthente në një studio baleti - përfundoi duke u bërë shkolla e fëmijëve”.

Ky fragment i intervistës, mori vëmendjen e të gjithë njerëzve në internet dhe tanimë rrjetet sociale të Hannah Neeleman janë të mbushura me komente: “Uroj që të kërcesh sërish”; “Nëse po punon kaq shumë dhe je thjesht një grua me 8 fëmijë, mos duhet të ndjekësh dhe ëndrrat e tua?”etj.

Një tjetër video që u bë virale në TikTok, ishte kur Hannah kishte ditëlindjen dhe bashkëshorti, duke e ditur shumë mirë se ajo donte shumë një udhëtim në Greqi, i dhuroi asaj një përparëse për të mbajtur vezët. Njerëzit shpërthyen në komente, duke rikujtuar se ai ka kompaninë "JetBlue" dhe fare mirë mund t'i dhuronte asaj një udhëtim.

Si u takuan ata të dy?

Në artikullin e The Times, Daniel shpjegoi se ata u njohën nga një mik i përbashkët dhe menjëherë ai mendoi për martesën me Hannah. Më tej, tha se për 6 muaj, ajo nuk pranoi të dilte në një takim me të. Por, fati ishte në anën e tij, pasi ata ishin së bashku në një fluturim dhe Daniel u mundua të ulej pranë saj. “Atëherë mendoja që të lidheshim për një vit (para martesës). Doja të mbaroja shkollën. Por Daniel tha: “Nuk do të funksionojë, duhet të martohemi tani”.

Një muaj pasi u lidhën, ata u fejuan dhe 2 muaj më vonë u martuan. Pas 3 muajsh, Hannah ishte shtatzënë. Kështu, ata u zhvendosën në Utah, në “Ballerina Farm”, ku jetojnë së bashku me 8 fëmijët e tyre.

Historia e Hannah-s e aktivizoi menjëherë internetin. Njerëzit në TikTok shprehin keqardhjen për sakrificat e saj dhe për faktin që ajo kontrollohet nga bashkëshorti. Shumë video në TikTok urojnë që ajo të jetë një balerinë në një tjetër jetë, ndërsa të tjerë thonë se nëse martohesh me një burrë të pasur, ai do të të bëjë që të punosh për çdo qindarkë, si dhe urojnë që të mos i gjejë kurrë një dashuri e tillë.

@wildshe_ some boys take a beautiful girl and hide her away from the rest of the world #ballerinafarm #womenoftiktok #tradwife ? original sound - ?

Por, ka edhe pak komentet të tjera që thonë se ndoshta kjo ishte dëshira e saj: Të jetonte me një familje të madhe, në një fermë jashtë kaosit të New York-ut.

Nisur nga komentet e panumërta, ajo rishtazi dha një intervistë për The Sunday Times, ku u shpreh se nuk identifikohet me termin “grua tradicionale”, në sensin që ka fëmijët e saj, ecën në shtigje të ndryshme dhe për më tepër, është CEO në biznesin e fermës. “Nuk identifikohem me etiketimin “grua tradicionale”, theksoi ajo.

Por, kjo nuk e bën domosdoshmërisht feministe. “Mendoj se jam fem…” (para se të ndërpresë fjalën “feministe”). “Ka shumë mënyra se si merret kjo fjalë. Unë as nuk e di se ç’do të thotë tani feminizëm. Ne përpiqemi kaq shumë që të jemi neutralë, të jemi vetvetja dhe njerëzit vendosin etiketa për çdo gjë. Kjo është thjesht jeta jonë normale”.

Neeleman tha gjithashtu se të pasurit një familje ka qenë si lutje nga ana e saj. “Ishte shumë si lutje për mua. Unë thashë: “Zot, është momenti që të sjell një tjetër jetë në Tokë?” dhe Zoti s’më tha kurrë ‘jo’”.

6 fëmijë nga 8 në total, kanë lindur në shtëpi, momente të cilat Hannah i ka dokumentuar në rrjetet sociale. Sado eksperiencë e dhimbshme të duket, Hannah tha se e ka shijuar shumë përvojën.