Instagramming

Aludimet për një krisje në marrëdhënie: Reagon (tërthorazi) Einxheli

Shkruar nga Anabel

29 Korrik 2024

Aludimet për një krisje në marrëdhënie: Reagon

Në një botë me thashetheme të ndryshme, edhe Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, ranë pre e zërave se në marrëdhënien e tyre kishte një krizë. Aludimet nisën pasi në ditëlindjen e DJ Dagz, njerëzit nuk panë një urim publik nga partnerja e tij, duke mos e menduar fare si alternativë që partnerët urohen edhe përballë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DJ DAGZ (@dj_dagz)

Thashethemet u shtuan pasi Einxhel nuk u paraqit as në fotot e asaj dite dhe le të themi që kjo ishte benzina që i duhej zjarrit. Einxhel dhe DJ Dagz nuk bënë një reagim për këto zëra, sepse fundja, janë të lidhur ata të dy dhe jo i gjithë globi, por rishtazi, DJ Dagz dhe DJ PM, performuan në festivalin “Sunny Hill” dhe gjejeni se cila ishte fansja më e madhe në publik?

Aludimet për një krisje në marrëdhënie: Reagon

Einxhel shprehu mbështetjen e saj në rrjetet sociale, duke treguar kështu tërthorazi se jo, s’ka asnjë problem në çift. Edhe nëse ka pasur, është zgjidhur, sepse fundja, është normale që çiftet të kalojnë ndonjë pengesë.  

Aludimet për një krisje në marrëdhënie: Reagon

Pra, pa panik! Gjithçka është në rregull!

Artikuj të sugjeruar: