
Prej disa javësh në TikTok kanë “shpërthyer” videot që prezantojnë tendencën që ndryshe njihet si “fytyra e kortizolit”. Gjithçka ka të bëjë me këtë përcaktim dhe 133 milionë shikimet, duket se ka lidhje me ndikimin e hormonit të stresit (kortizolit) në formën e fytyrës dhe sidomos në fryrjen e saj.
@itsbrookeelle I literally dont even recognize myself WHAT ? #cortisolface #cortisol #cortisollevels #cortisolimbalance #glowup #howtoglowup #faceglowup #faceslimming #facetransformation #lensbuddy ? original sound - Brooke Elle
Videoja virale e postuar nga @itsbrookeelle ka marrë vëmendjen e shumë gocave, por realisht çfarë është ky trend?
Dermatologia Hannah Kopelman thotë se “fytyra e kortizolit” është një fenomen shumë real.
“Kortizoli i tepërt, hormoni i çliruar si përgjigje ndaj stresit mund të çojë në ënjtje të fytyrës,” thotë ajo. “Kjo për shkak se kortizoli mund të shkaktojë mbajtjen e lëngjeve, gjë që çon në një fytyrë më të rrumbullakët dhe më të fryrë.”
Kortizoli vjen nga gjëndrat mbiveshkore të vendosura në veshkat tuaja. Fillon të pompohet kur jeni në gjendjen e përballjes me stresin, ndërkohë që ndikon edhe në funksione të ndryshme të trupit, si rregullimin e metabolizmit, uljen e inflamacionit dhe kontrollin e ritmit cirkadian gjumë-zgjim.
Ky hormon bën pjesë në listën e atyre hormoneve të domosdoshme, por fryrja dhe efektet e tjera anësore mund të shfaqen nëse jeni nën efektin e stresit kronik nga puna, mungesa e gjumit, stërvitja e tepruar në palestër apo një regjim i varfër ushqimor. Këta faktorë mund të bëjnë që ju të ndiheni peng i kësaj gjendjeje kronike duke ndikuar në mënyrën se si ndiheni.
Si mund ta rregulloni efektin e kortizolit në fytyrën tuaj?
Për të reduktuar ënjtjen e "fytyrës kortizol", ekspertët sugjerojnë uljen e niveleve të stresit dhe marrjen e suplementeve.
“Teknika të tilla si meditimi, joga, stërvitja e rregullt dhe gjumi ndihmojnë në menaxhimin e stresit dhe uljen e niveleve të kortizolit, duke çuar në një pamje më të ekuilibruar dhe më pak fryrje”, thotë ajo. "Duke menaxhuar stresin, ju parandaloni trupin të prodhojë kortizol të tepërt, duke ulur mbajtjen e lëngjeve dhe efektin e një fytyre të fryrë."
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Bustle