
Djali i Chrissy Teigen dhe këngëtarit John Legend është diagnostikuar me diabet të tipit 1. Ka qenë vetë modelja dhe sipërmarrësja e njohur që ka ndarë virtualisht me të gjithë lajmin përmes një postimi dje në Instagram.
"Shumë prej jush vunë re diçka pak të veçantë në një foto që postova disa ditë më parë me fëmijët Luna, Miles dhe unë duke bërë tifozëri për sportisten Simone Biles dhe ekipin e SHBA-ve në Lojërat Olimpike," shkroi ajo krahas një fotografie të saj dhe dy fëmijëve duke mbajtur emrin e sportistes me pankarta në duar.

Diabeti i tipit 1 është një gjendje kronike që bën që pankreasi të mos prodhojë mjaftueshëm insulinë për trupin. Insulina është një hormon që trupi e përdor për të lejuar sheqerin (glukozën) të hyjë në qeliza dhe të prodhojë energji, sipas klinikës Mayo. Për këtë lloj diabeti nuk ka kurim, por mund të menaxhohet me insulinë, dietë dhe monitorim të kujdesshëm.
Teigen pranoi se ajo është e vetëdijshme për faktin se "gjërat mund të shkojnë edhe shumë më keq".
“Shumë prindër në mbarë botën po kalojnë gjëra të pazbuluara që nuk mund t'i imagjinonin kurrë,” tha ajo. “Unë ia them vetes këtë sa herë që kam një alarm të kuq përmes telefonatave apo mesazheve.”

Chrissy shpjegoi se ata zbuluan diabetin e Miles disa javë më parë, kur ai ishte i sëmurë në spital me një infeksion të shkaktuar nga bakteret në ushqim apo ujë. Ajo dhe Legend, të cilët kanë edhe dy fëmijë të tjerë, vajzën Esti dhe djalin Wren, fillimisht nuk ishin të shqetësuar sepse shumë nga miqtë e Miles nga shkolla ishin gjithashtu të sëmurë me të njëjtin infeksion, por mjekët vunë re se diçka nuk shkonte me vogëlushin, pikërisht gjakderdhja e tij.
Pas testeve të mëtejshme, Miles u diagnostikua me diabet të tipit 1. Teigen e mbylli postimin e saj me një mesazh falënderues për gjithë mbështetjen e marrë nga njerëzit.
"Fakti që ka shumë persona të tjerë në botë që kalojnë në të njëjtën situatë, është diçka ngushëlluese dhe na ndihmon edhe neve në këtë situatë,” përfundoi 38-vjeçarja.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Page Six