
Duket se aktorja e njohur e ka lënë të hapur “derën” e zemrës së saj, për njohje dhe histori të reja dashurie, sidomos pas vdekjes së partnerit.
Një burim zbuloi për “Us Weekly” se nëna e dy fëmijëve është "e hapur ndaj mundësisë" për t'u takuar dhe njohur me persona të rinj që mund të sjellin sërish dashurinë në jetën e saj. I njëjti burim theksoi se aktorja "po shërohet ngadalë, duke mbajtur gjallë kujtesën e Bryan dhe duke u përqendruar te fëmijët e saj".
Gushtin e kaluar, partneri prej tetë vitesh i Bullock, fotografi Bryan Randall, ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare pas një beteje trevjeçare me sëmundjen e neuronit motorik, sklerozën anësore amiotrofike (ALS), e cila prek qelizat nervore në palcën kurrizore dhe tru duke vështirësuar kontrollin dhe lëvizjet e vullnetshme të muskujve.

Pas humbjes së tij, familja e Randall bëri ??një deklaratë duke thënë: "Bryan zgjodhi ta mbante të fshehtë betejën e tij me këto sëmundje dhe ne u kujdesëm që ta respektuar kërkesën e tij."
"Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për mjekët e palodhur që e ndihmuan Bryan në këtë rrugëtim të vështirë, shpesh duke sakrifikuar familjet e tyre për të qenë me tonat," theksuan familjarët e fotografit të ndjerë.
Randall, në profesion fotograf, u takua me aktoren e "The Blind Side" në festën e ditëlindjes së djalit të saj Louis në janar të vitit 2015 dhe ata dolën për herë të parë publikisht në tapetin e kuq të premierës së filmit të Bullock, "Our Brand Is Crisis".
Çifti u kujdes që ta ruante me shumë kujdes jetën private, ndërsa aktorja e famshme u shpreh gjatë një interviste në “Red Table Talk” para disa vitesh se thjesht “kishte gjetur dashurinë e jetës”.
Ajo adoptoi dy fëmijë si nënë beqare, djalin Louis dhe vajzën Laila. Sandra po rikthehet edhe në karrierën si aktore, ku po përflitet për një film mes saj dhe aktores Nicole Kidman.
“Aktorja është e emocionuar për atë që do të sjellë e ardhmja në jetën e saj,” shpjegoi burimi. “Madje, ajo është gati të rikthehet në aktrim, por edhe në çështjet e zemrës dhe ndihet shumë entuziaste për këtë.”
Artikuj të sugjeruar:
- Jemi të bindur që s’ju kanë zënë sytë si urimi i Ryan Reynolds për Sandra Bullock
- Të famshmit, jo më kot po provojnë gjithnjë e më shumë këtë lloj terapie për shëndetin mendor!
- Për një arsye qesharake, Sandra Bullock refuzon ta shohë prapë filmin 'Magic Mike'
- Sandra Bullock hoqi dorë nga filmat, por jo pa arsye!