Fillimi i një bisede mund të jetë sfidues, sidomos kur përpiqesh të krijosh përshtypje të mirë. Disa shprehje mund të jenë të dëmshme dhe të krijojnë një atmosferë të sikletshme ose negative. Ja disa nga shprehjet që duhet t’i shmangni në fillim të një bisede:
1. "Pse je gjithmonë kaq i/e zymtë?"
Kjo pyetje është shumë kritikuese dhe mund të bëjë personin tjetër të ndihet i/e sulmuar. Provoni ta filloni bisedën me diçka më pozitive.
2. "Dëgjova një thashethem për ty."
Thashethemet nuk janë kurrsesi një mënyrë e mirë për të nisur një bisedë. Ato krijojnë një atmosferë mosbesimi dhe mungese respekti.
3. "A je lodhur?"
Kjo pyetje lë të hamendësohet që personi duket jo mirë në fytyrë, i/e lodhur ose i/e dobët, gjë që mund të jetë fyese. Shmangeni sa më shumë këtë shprehje.
4. "Pse nuk buzëqesh më shumë?"
Ky është një koment që shumë njerëz e gjejnë të pakëndshëm dhe manipulues. Dhe kjo jo pa arsye...Është më mirë të përqendroheni në diçka më natyrale dhe të këndshme.
5. "Je ende vetëm?"
Pyetjet për statusin personal mund të jenë shumë të pakëndshme dhe mund të krijojnë mërzi te personi tjetër. Është më mirë të përqëndroheni në temat e përbashkëta.
6. "A nuk është koha të gjesh një punë të vërtetë?"
Kjo është një pyetje shumë kritike dhe gjykuese. Mund të ofendoni personin dhe të krijoni një ndjenjë të keqe që në fillim.
7. "Dëgjova se ke pasur ca probleme."
Përmendja e problemeve personale në fillim të një bisede mund të jetë shumë e papërshtatshme. Përqendrohuni në diçka pozitive dhe të lehtë për të diskutuar.
8. "Ke shtuar peshë?/Ke rënë nga pesha?”
Kjo është një nga shprehjet më fyese që mund të përdorni. Kujdesuni të mos komentoni për pamjen fizike të njerëzve pasi asnjëherë nuk i dini sfidat që mund të jetë duke pasur ai person me peshën e tij.
9. "Pse nuk ke fëmijë?"
Kjo është një pyetje shumë personale dhe mund të shkaktojë shqetësim e të prekë çështje delikate.
Për të pasur biseda të këndshme dhe produktive, është e rëndësishme të jeni të kujdesshëm me fjalët që përdorni. Shmangni shprehjet kritikuese dhe përpiquni të krijoni një atmosferë pozitive dhe mbështetëse.
Artikuj të sugjeruar: