Shqipëria

I shpallur në kërkim në Kosovë: Arrestohet Noizy

Shkruar nga Anabel

7 Gusht 2024

I shpallur në kërkim në Kosovë: Arrestohet Noizy

Është arrestuar reperi Noizy. Sipas Klan News, arrestimi është kryer nga forcat policore në Kune të Shëngjinit, ku po shkonte për të performuar në një klub nate.

Noizy ishte shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, për shkak të një sherri të ndodhur në Pejë, ku është dhunuar një tiktoker. Së bashku me Noizy-n është arrestuar edhe DJ Crax (Bahtjar Bajraktari).

Noizy akuzohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”. Mendohet se ai, së bashku me grupin e tij dhe reperin Stresi, kanë dhunuar Medi Isenin, një person i famshëm në TikTok. Ngjarja ka ndodhur më 2 gusht në Pejë dhe që prej asokohe, është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës. Pritet që reperi të ekstradohet në Kosovë.

Ç’ka ndodhur mes Noizy-t dhe djalit të dhunuar?

Mediat në Kosovë raportuan se rreth orës 3:00 të mëngjesit të 2 gushtit, në klubin “Sancy” në Pejë, ka ndodhur një sherr masiv. Sipas mediave, Noizy dhe 7 burra të tjerë kanë sulmuar 2 të rinj, tiktoker-in Medi Iseni dhe Bekim Hadërgjonajn.

Më pas, viktima, Medi Iseni, publikoi një video duke u dhunuar në ambientet e klubit dhe fajësoi Stresin si njeriun që i ngriti kurth.

Noizy, DJ Crax dhe Stresi shpallen në kërkim nga policia në Kosovë

Reperët dhe DJ Crax u shpallën në kërkim nga policia e Kosovës, e cila kërkoi ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tyre. Policia nënvizoi se mbi ta rëndon akuza “lëndim i rëndë trupor”.

Reagimet e Noizy-t

Noizy u shpreh fillimisht se nuk kishte prekur me dorë asnjë person në Pejë dhe se Medi Iseni ishte dhunuar nga të tjerë njerëz, shumicën e të cilëve reperi nuk i njihte. Më tej, Noizy tha se u shtang nga dhuna që pa, u mor nga sigurimi dhe bashkë me dy shokët e tij, u largua nga vendngjarja.

Reperi bëri edhe këtë reagim në Instagram:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)