Kujdes: Artikulli përmban pamje dhune!
Gjatë ditës së djeshme në media qarkulloi një postim i blogeres Klea Prenga, e cila akuzoi Antonela (ish-banore e “BBVA 1”) dhe Mariela Berishën për dhunim. Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 gusht 2024, rreth orës 21:30, në një restorant në Tiranë, ku pretendohet se Klea është sulmuar dhe është lënduar.
View this post on Instagram
Ajo faktoi dhunën përmes një postimi në Instagram, ku shkroi:
“Të martën, rreth orës 21:30, teksa isha duke ngrënë qetësisht në një restorant në Tiranë, u përballa me një sulm të papritur dhe të dhunshëm. Dikush më goditi nga pas dhe më theu një gotë në fytyrë ndërsa po haja. Dëmtimet janë të rënda dhe kam shpëtuar për një qime. Tronditja e asaj nate është e paimagjinueshme. Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha. As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim. Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë.”, shprehet në postim Klea.
Më tej, vijon:
“Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë. Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin: Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria. Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyhet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde. Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time. Femra si puna juaj janë mësuar me jetën e rrugës dhe aq kapacitet keni sa të arrini në veprime të tilla jo njerëzore.
Por mua nuk ma prishni dot identitetin dhe vlerat e mia sepse vij nga një familje me vlera dhe integritet dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë. Do jua çjerr maskën shumë shpejt. Regjistrimet e kamerave janë në dorën e shtetit dhe do të publikohen së shpejti”.
“Jam mirënjohëse që jam ende këtu dhe se nuk përfundoi më keq. Policia po heton ngjarjen, dhe shpresoj që drejtësia të vihet në vend. Ky sulm nuk do të më ndalojë; përkundrazi, do të më bëjë më të fortë dhe më të vendosur”, përfundoi ajo postimin.
Ajo postoi edhe një mesazh kërcënues, në të cilin shkruhet se sulmin e kreu Mariela Berisha.
Klea Prenga, 24 vjeç, është goditur dhunshëm me shishe qelqi dhe më pas, është transportuar në spitalin e Traumës, ku ka marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë, siç thotë edhe Klea në postim, janë marrë pamjet filmike nga kamerat në lokal dhe dëshmitë e njerëzve që kanë në dijeni për ngjarjen.
Policia ka shpallur në kërkim motrat Berishaj, si autore të krimit. Ato akuzohen për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.