Celebrity

Adele konfirmon fejesën me Rich Paul

Shkruar nga Anabel

10 Gusht 2024

Adele konfirmon fejesën me Rich Paul

Adele ka gjetur shpirtin e saj binjak! Këngëtarja ka konfirmuar zërat për një fejesë të mundshme me Rich Paul, me të cilin është në një lidhje prej 3 vitesh. Këngëtarja e hitit “Hello” e ka ndarë lajmin e bukur me publikun në Mynih të Gjermanisë, gjatë koncertit të saj.

Në momentin kur dikush nga turma e pyeti nëse mund të martoheshin bashkë, Adele ia ktheu: “S’mund të martohem me ty, se po martohem (me Rich Paul), ndaj s’mundem”. Ajo tregoi edhe gishtin e unazës.

Adele konfirmon fejesën me Rich Paul

Edhe pse nuk e kishte vendosur unazën me të cilën partneri i saj e ka propozuar, zërat thonë se vlera e saj arrin deri në 875,000 dollarë.

Çifti ka ndezur zërat për një fejesë që në shkurt të vitit 2022, kur këngëtarja mbërriti në ceremoninë e Brit Aëards me një diamant rrëzëllitës në dorë. Megjithatë, dyshja s’kishte reaguar për zërat, deri kur Adele vendosi të refuzonte me shumë mirësjellje propozimin e fansit.

Adele konfirmon fejesën me Rich Paul

Në korrik të këtij viti qarkulloi lajmi se çifti ishte fejuar. Sipas zërave, Paul i ka bërë pyetjen e rëndësishme në një restorant ditën e djeshme. Më pas, çifti e ka ndarë lajmin me miqtë dhe familjarët përmes telefonatave në FaceTime. Njerëzit mendojnë që ata do martohen deri në fund të këtij vitit, ndërsa një burim u shpreh: “Rich planifikoi që propozimi të ishte në vendlindjen e këngëtares, teksa i dhuroi asaj një unazë jashtëzakonisht të bukur me diamant katër karatësh.”

Adele konfirmon fejesën me Rich Paul

Artikuj të sugjeruar: