Instagramming

Mos vallë Adrola Dushi konfirmoi romancën me Capital T?

Shkruar nga Anabel

18 Gusht 2024

Mos vallë Adrola Dushi konfirmoi romancën me Capital T?

Përtej deklaratave të dashurisë që kanë shenjëstruar njëri-tjetrin në distancë, por pa përmenduar emra, duket se modelja Adrola Dushi ka dhënë një “vulë” konfirmimi për historinë me Capital T. Ka qenë koncerti i këtij të fundit shkaku që ajo të postojë një foto me këngëtarin.

"Time Capsule, nuk zhgënjen asnjëherë,” shkruan ajo krah fotove të shkrepura nga koncerti që artisti mbajti së fundmi në kryeqytet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi)

Capital T komentoi duke thënë: "A s'gjete ndonjë foto më të mirë?" dhe Adrola ia ktheu se ai e ka fajin se mezi e kapi për të bërë një foto. 

Mos vallë Adrola Dushi konfirmoi romancën me Capital T?

Prej disa muajsh është përfolur një romancë mes të dyve, por ata nuk e kanë konfirmuar asnjëherë zyrtarisht lidhjen e tyre. Shkak për hamendësimet për një lidhje mes tyre janë bërë disa foto të shkrepura në aeroporte ku ata janë shfaqur bashkë, por sidomos deklaratat e dhëna në intervista televizive ku Capital T e ka quajtur Adrolën (tërthorazi) një nga gocat më të bukura shqiptare, ndërsa modelja ka pranuar faktin se është e dashuruar me burrin më të bukur shqiptar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by S'e Luan Topi (@seluantopi)

Artikuj të sugjeruar: