
Duket se ka mjaftuar një video që ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale për të hamendësuar se ndoshta kënga e re për të cilën po punon reperi italian është një tjetër thumb për Chiara-n. Në video duket Fedez që po performon në një klub së bashku me mikun e tij Niky Savage (emri i të cilit është Nicholas Alfieri).
Në momente të ndryshme është Fedez që ndërhyn, duke thënë: “Panettone, por nuk është Balocco”.
@matteomirandi_ Spaccato tutto ? #spoiler #perte #disco #live #nikysavage #fedez ? suono originale - Matteo Mirandi
Kaq mjaftoi që videoja të bëhet virale, sepse njerëzit e lidhën menjëherë me skandalin e mashtrimit të Chiara Ferragni-t që bëri bujë. Njerëzit mendojnë se ky është një tjetër mesazh drejtuar ish-gruas së tij. Por, këtë radhë Fedez ka zgjedhur që të reagojë me një postim në Instastory.
Me një foto të artikullit nga “Corriere della Sera” ai shkruan:
“Sa keq që nuk e kam shkuar unë dhe ca më pak ta kem kënduar unë. Por, pa këtë titull idiot sigurisht që ky nuk do të quhej lajm. E vërtetë @corriere? Një thashethem i vogël për të cilin edhe sot keni grumbulluar vetëm katër klikime. Jeni lavatriçe gazetarie,” shkruan ai.

Kujtojmë që ditën e djeshme Fedez u komentua në rrjete sociale për një postim në Instagram që u interpretua nga njerëzit si një mesazh i radhës për ish-in. Ai shkruan: “Mos humb kohë për mua. Ti je tashmë zëri brenda kokës sime...(Më mungon, më mungon)." Disa njerëz nuk kishin dyshime se ky është një mesazh i koduar që i drejtohet Chiara Ferragni-t. “Rifito Chiara-n. Asnjëherë nuk është vonë, por nëse nuk ndryshon sjelljen tuaj, do të plakesh vetëm” cilësoi një prej komentuesve. “Të braktisësh gruan kur ajo kishte më shumë nevojë për ty është e pafalshme. Ajo ishte aty për ty në momentet tua më të këqija. Sa e trishtueshme!” shkroi një tjetër. “Kur të të mbarojë adoleshenca...merr gruan të lutem!” komentoi dikush tjetër.
View this post on Instagram
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Corriere della Sera