Horoskopi

Mund të marrësh frymë lirisht! Sezoni i Virgjëreshës do të pastrojë kaosin që la sezoni i Luanit!

Shkruar nga Anabel

26 Gusht 2024

Mund të marrësh frymë lirisht! Sezoni i Virgjëreshës do
Getty/Ying Chen

Vera po mbaron, aroma e detit, pushimet në jug (ose kudo tjetër), ndaj është momenti për një fillim të ri. Duke qenë se tanimë jemi zyrtarisht në sezonin e Virgjëreshës, sigurisht që do të ndodhin ndryshime të mëdha në jetën e gjithsecilit. Për shenjat e Tokës, si Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi, ky moment është shumë i mirë, pasi marrin shumë nga energjia dhe fati i Virgjëreshës bujare.

Me më pak fat do të jenë edhe Binjakët, Shigjetari dhe Peshqit, pasi kanë ca sfida për të përballuar.

Mos i rrit shumë fare pritshmëritë, pasi sezoni i Virgjëreshës nuk është më i miri i vitit, por sërish është emocionues. Edhe nëse nuk je një Virgjëreshë apo një shenjë Toke, do ta ndjesh energjinë dhe dëshirën për të punuar dhe për të qenë sa më praktik/e. Kjo është periudha kur do e mbledhësh veten, do i rikthehesh punës dhe do të jesh një person i dobishëm për veten dhe për të gjithë.

Virgjëresha është një shenjë e shërbimit dhe kryerjes ssë detyrave, ndaj nuk është fare çudi që të ndihesh njeri super praktik. Do të identifikosh problemet në jetën tënde, do të gjesh fiks se ç’po shkon keq, do të analizosh situatën dhe do të gjesh një zgjidhje. Si një shenjë Toke, Virgjëresha e di se shumë probleme ndodhin në botën materiale, por në atë të imagjinatës, ndjesive dhe dashurisë, mund të jesh totalisht i/e qetë.

Mëso të menaxhosh më mirë paratë dhe të përqendrohesh te shëndeti yt mendor e fizik, pasi shenjat që tregojnë se nuk po merresh shumë me veten janë mëse të qarta. Duhet të motivohesh që të hash shëndetshëm, të bësh aktivitet fizik, të flesh më shumë dhe të shërohesh nga plagët e vjetra (motivohu sot!).

Por, na lejo të të themi! Nuk ka për të qenë shumë e thjeshtë, pasi Virgjëresha njihet si një shenjë perfeksioniste, ndaj mund të përjetosh panik nëse nuk e gjen menjëherë zgjidhjen e një problemi. Sfida jote më e madhe është të kuptosh se kur duhet të tërhiqesh. Nuk ka një mënyrë të re për të punuar përmes gjërave, mund të riciklosh zgjidhjet e mëparshme.

Edhe pse sezoni i Virgjëreshës ka momentet e veta të “thjesht puno, mos u hallakat”, sërish do të jetë një nga periudhat më të suksesshme për 12 muajt e ardhshëm. Vendos energjinë tënde dhe do të shpërblehesh, por kujtohu se duhet të marrësh edhe pushime të domosdoshme.

Artikuj të sugjeruar: