Instagramming

Publikimi i videos ku dhunohej nga motrat Berisha/ Reagon blogerja 24-vjeçare

Shkruar nga Anabel

27 Gusht 2024

Publikimi i videos ku dhunohej nga motrat Berisha/ Reagon blogerja

Kujdes: Artikulli përmban pamje dhune!

Klea Prenga, blogerja 24-vjeçare që u dhunua nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka publikuar dje në llogarinë e saj në Instagram videon e dhunës, duke bërë edhe një reagim ndaj ngjarjes së rëndë:

“Të dashur miq! Pamjet e sulmit të shpifur u shpërndanë sot. Ato tregojnë vetëm forcën time për të vazhduar përpara. Edhe pse e gjakosur, nuk ndalova së mbrojturi veten time. Dhjakse, fundërrina, që godasin nga mbrapa një person që është duke ngrënë, harrojnë që ka një Zot atje lart që më mbron”, u shpreh ajo.

Më tej, vijoi:

“Falenderoj Zotin për forcën që më dha dhe vazhdon të më japë. Unë nuk do të lejoj që dhuna të më mposhtë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj; ajo më jep forcë të luftoj që drejtësia të shkojë në vendin e duhur. Faleminderit”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

Megjithatë, njerëzit nëpër komente kishin thuajse të njëjtën pyetje që lidhej me faktin që vajzat që e shoqëronin Klean nuk u ngritën ta ndihmonin, por u larguan.

Publikimi i videos ku dhunohej nga motrat Berisha/ Reagon blogerja

Publikimi i videos ku dhunohej nga motrat Berisha/ Reagon blogerja

Sa i përket sulmit të motrave Berisha, Klea e bëri publik rastin përmes një postimi në Instagram, ku tregoi edhe shenjat në fytyrë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

“Të martën, rreth orës 21:30, teksa isha duke ngrënë qetësisht në një restorant në Tiranë, u përballa me një sulm të papritur dhe të dhunshëm. Dikush më goditi nga pas dhe më theu një gotë në fytyrë ndërsa po haja. Dëmtimet janë të rënda dhe kam shpëtuar për një qime. Tronditja e asaj nate është e paimagjinueshme. Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha. As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim. Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë.”, shprehej në postim Klea.

“Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë. Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin: Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria. Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyhet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde.  Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time. Femra si puna juaj janë mësuar me jetën e rrugës dhe aq kapacitet keni sa të arrini në veprime të tilla jo njerëzore. Por mua nuk ma prishni dot identitetin dhe vlerat e mia sepse vij nga një familje me vlera dhe integritet dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë. Do jua çjerr maskën shumë shpejt. Regjistrimet e kamerave janë në dorën e shtetit dhe do të publikohen së shpejti”, vijoi ajo.

Policia ka shpallur në kërkim motrat Berishaj, si autore të krimit. Ato akuzohen për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.