
Nëse e mbani mend edhe ju, vitin e kaluar u përhapën disa thashetheme rreth aktores Jenna Ortega dhe aktorit të “Pirates of the Caribbean”, Johhny Depp. Por, vetëm këtë vit, 21-vjeçarja ka vendosur që të flasë dhe të reagojë ndaj fjalëve për një romancë të mundshme mes të dyve.
Teksa po fliste për filmin e saj të ardhshëm “Beetlejuice Beetlejuice” që pritet të dalë në kinematë botërore në fillim të shtatorit, Ortega gjatë një interviste argëtuese me video u pyet edhe për thashethemin më të çmendur që ka dëgjuar për veten e saj.
Ortega u përgjigj: "Pa asnjë dyshim, fjalët se kam qenë në një lidhje serioze me Depp dhe se doja që të gjithë të na linin të qetë në këtë histori.”
"Është kaq e çmendur e gjithë kjo histori e sajuar. Unë nuk kam folur për këtë dhe as nuk dua t’i rikthehem. Por, artikujt nëpër media, bashkë me citimet apo fjalët e vendosura në gojën time ishin kaq qesharake,” shton ajo.
Mesa duket thashethemet kanë bërë jehonë edhe në radhët e aktorëve të tjerë, ndërsa Jenna kujton momentin kur një nga kolegët e e saj e ka pyetur për këtë situatë gjatë xhirimeve.
“Isha në xhirime me Richard E. Grant dhe ai erdhi tek unë dhe më tha: “Oh, pra ti dhe Johnny?” dhe unë qesha sepse nuk e njoh këtë person”, tha ajo për yllin 61-vjeçar.
Kujtojmë që vjeshtën e kaluar, kur filluan thashethemet, Ortega u përgjigj shkurtimisht duke shpërndarë një deklaratë në Instastory dhe duke hedhur poshtë të gjitha thashethemet rreth kësaj romance të supozuar.
"Kjo është aq qesharake sa nuk mund as të qesh dhe as të qaj. Nuk jam takuar dhe as kam punuar me Johnny Depp kurrë në jetën time. Ndaj, ju lutem, ndaloni përhapjen e gënjeshtrave dhe na lini të qetë."
Edhe aktori i famshëm, përmes përfaqësuesit të tij ligjor reagoi ndaj këtyre zërave duke mohuar çdo lidhje apo raport mes të dyve.
“Johnny nuk ka asnjë marrëdhënie personale apo profesionale me Jenna Ortega-n. Ai kurrë nuk e ka takuar, as nuk ka folur me të. Ai nuk ka bashkëpunuar në asnjë projekt me të dhe as nuk e ka në plan. Ai është i tmerruar nga këto thashetheme të pabaza dhe dashakeqe që synojnë të dëmtojnë profilin dhe karrierën e tij”.
Artikuj të sugjeruar:
- Johnny Depp është në një lidhje të re me modelen 28-vjeçare
- Thuhet se Johnny Depp (60 vjeç) dhe Jenna Ortega (20 vjeç) janë të lidhur, por si qëndron e vërteta?
- Vajza e Johnny Depp konfirmon romancën me reperen amerikane
- Vajza e Johnny Depp duket fiks si ish-e dashura e tij, Kate Moss, në foton e fundit!
Burimi: Parade