Celebrity

Monica Bellucci dhe Tim Burton shkëlqejnë në Festivalin e Filmit në Venecia

Shkruar nga Anabel

29 Gusht 2024

Monica Bellucci dhe Tim Burton shkëlqejnë në Festivalin e Filmit
FOTO: Daniele Venturelli

Monica Bellucci dhe regjisori i famshëm Tim Burton kanë mbërritur bashkë në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia, për të na treguar se lidhja e tyre vijon të jetë e fortë! 

Ata u shfaqën mjaft elegantë. Monicca, si gjithmonë, ikonike dhe sensuale, kishte zgjedhur një fustan të zi, të cilin e kishte kombinuar me syze të zeza dhe një varëse që mori gjithë vëmendjen. Tim, i cili kishte kapur për dore partneren e tij, ishte sinkronizuar me të, me një kostum të zi dhe syze të errëta.

Duket se historia e tyre ishte një dashuri me shikim të parë, më saktë një “takim shpirtrash në moshën 60-vjeçare”. Regjisori i njohur i Hollywood-it e ka përfshirë Monica-n në një nga filmat e tij më të famshëm që daton gati 40 vite më parë.

“Tim e do Italinë. Mënyra sesi ai frymëzohet nga Italia dhe si punon mbi filmat, krijimtaria e tij i bën njerëzit të ndihen kaq të veçantë,” tha Bellucci pak kohë përpara nisjes së Festivalit të Filmit në Venecia.  

Monica Bellucci dhe Tim Burton shkëlqejnë në Festivalin e Filmit
FOTO: Vittorio Zunino Celotto/Getty Images

Sipas mediave, takim i parë mes tyre ka ndodhur në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2006. Tim po prezantonte filmin “Planet of the Apes” me partneren e tij asokohe, Helena Bonham Carter, ndërsa Monica ishte me bashkëshortin e saj Vincent Cassel. Sot kemi të bëjmë me një histori krejtësisht tjetër që ata e kanë pranuar dhe duket se po e ndajnë me të gjithë.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Vanity Fair