
Këngëtarja i ka mërzitur jo pak admiruesit e muzikës së saj, pas deklaratës së fundit! Në një video që po qarkullon në platformën X (ish-Twitter), Adele është shprehur se do të bëjë një pushim të gjatë nga turnetë dhe me shumë mundësi njerëzit nuk do e shohin për një kohë të gjatë.
Gjatë shfaqjes së saj muzikore në Mynih, këngëtarja foli për vendimin që ka marrë dhe që vjen menjëherë pas përfundimit të këtij turi koncertesh në muajin nëntor të këtij viti.
"Kam edhe 10 shfaqje të tjera për të bërë, por pas kësaj nuk do të më shihni më për një kohë jashtëzakonisht të gjatë. Sigurisht që unë do t’ju mbaj në zemrën time, gjithmonë!” thotë këngëtarja në video.
“but after that [10 shows in Vegas], i will not see you for an incredibly long time… i just need a rest. i’ve spent the last 7 years building the life for myself, I want to live it now. I want to live my new life I’ve been building” — Adele pic.twitter.com/LwviKRcVAe
— fran sainz??? (@adeledrinkswine) August 31, 2024
Në seksionin e komenteve, admiruesit e muzikës së Adele nuk e kanë fshehur mërzitjen për këtë vendim të sajin.
“Shpresojmë që ta shohim sërish Adele në skenë,” shkruan njëri; “Në fakt, kjo është ajo që bën Adele! Rikthehet më shumë zhurmë dhe bujë, pastaj zhduket,” shton një tjetër komentuese; “Le të shpresojmë që ajo do e rimendojë vendimin e saj. Por, me shumë mundësi nuk do e shohim për pesë apo dhjetë vitet e ardhshme,” thekson një tjetër.
Kujtojmë që në fillim të kësaj vere, Adele foli për planet e ardhshme në muzikë dhe duke u shprehur stacionin gjerman ZDF, ajo tha se nuk ka në plan të sjellë “këngë apo klipe të reja”.
“Dua të bëj një pushim të gjatë pas kësaj dhe mendoj se dua të bëj gjëra të tjera kreative, vetëm për pak kohë,” shtoi ajo.
? Adele reveals she’s taking a break from music after her residency to explore new creative pursuits
— Adelettes (@Adelettes2) July 16, 2024
"I don't have any plans for new music at all. I want a big break after this and I think I want to do other creative things just for a little while." pic.twitter.com/XrdJwhroes
Ndoshta, jeta private mund të marrë vëmendjen absolute nga ana e këngëtares, sidomos pasi Adele konfirmoi fejesën me partnerin e saj, agjentin sportiv Rich Paul.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: People