
Nuk ka asgjë më emocionuese se fillimi i një marrëdhënieje të re! Puthjet, pasioni, fluturat në stomak, buzëqeshja në fytyrë, ka kaq shumë tregues të faktit se lidhjet e reja janë një kapitull që vjen bashkë me emocionet e bukura, por edhe më një mori pikëpyetjesh dhe pasigurish për personin me të cilin/ën keni nisur të dilni.
Sipas psikologut të Harvardit, Daniel Schacter, ka një listë me pyetje që duhet t’i keni parasysh për të marrë një ide më shumë rreth të gjitha pikëpyetjeve që lidhen me partnerin/en tuaj të re.
#1 Çfarë bën zakonisht në ditët e pushimit?
#2 Çfarë të bën të lumtur?
#3 Cila është ngjyra jote e preferuar?
#4 Ke më shumë qejf macet apo qentë?
#5 Si i ke raportet me familjen?
#6 Nëse do konsumoje vetëm një vakt për gjithë jetën, ç'do zgjidhje?
#7 Cilat janë tri gjërat pa të cilat nuk mund të jetosh dot?
#8 Cili është filmi yt i preferuar?
#9 Nëse do të fitoje një lotari, si do i shpenzoje paratë?
#10 Do të kesh fëmijë?
#11 Cilat janë vendet që preferon për pushime?
#12 Çfarë të motivon?
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Parade