Kujdes: Artikulli përmban pamje dhune!
Blogerja 24-vjeçare që u dhunua në një lokal në kryeqytet nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha ka reaguar sërish përmes një postimi në Instagram. Klea Prenga pretendon se nuk ka ndërhyrë në asnjë marrëdhënie në çift.
“Dua të bëj të qartë se nuk kam ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme. Personi me të cilin kam qenë në një lidhje prej më shumë se disa muajsh, nuk ka qenë i martuar. Ai ka një fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme, e cila kishte përfunduar plotësisht përpara se unë të njihesha me të".
Më tej, shtoi:
Marrëdhënia që ai kishte me ish-partneren e tij ishte e mbyllur shumë kohë më parë, dhe asnjë moment nga lidhja jonë nuk ka ndikuar në atë marrëdhënie. Unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë apo shkak i ndonjë konflikti apo mosmarrëveshjeje mes tij dhe ish-partneres së tij".
Një tjetër arsye që duke se e ka shtyrë blogeren në një reagim të radhës duket se është mungesa e një mase nga institucionet e drejtësisë dhe policia.
“Pas sulmit brutal që më është kryer, i cili më ka shkaktuar lëndime serioze fizike dhe emocionale, dua t’i drejtohem shtetit shqiptar për të reaguar me vendosmëri dhe urgjencë. Unë bëj thirrje që autoritetet shqiptare të angazhohen maksimalisht për të sjellë autorët e këtij akti të tmerrshëm para drejtësisë. Ky sulm nuk duhet të kalojë pa ndëshkim dhe është e domosdoshme që shteti të sigurojë mbrojtjen time.”
Klea Prenga paralajmëron se në rast se nuk do të ketë një reagim nga shteti dhe policia, ajo do e ndjekë çështjen edhe jashtë Shqipërisë, në vendin ku është rezidente.
“Po shpresoj dhe kërkoj që shteti shqiptar të zgjidhë këtë çështje me prioritet, duke kapur dhe ndëshkuar autorët e këtij akti dhune. Gjithashtu, çështja do të ndiqet edhe përmes autoriteteve në shtetet ku unë jam rezidente, për të siguruar që drejtësia do të vihet në vend. Kjo situatë nuk mund dhe nuk do të mbyllet pa marrë masat e nevojshme ndaj atyre që janë përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm. Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj dhe mesazhet e shumta!”
Kujtojmë që policia ka shpallur në kërkim motrat Berisha, si autore të krimit. Ato akuzohen për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
View this post on Instagram
Artikuj të sugjeruar: