Celebrity

Beyonce thotë se e ka të vështirë të ruajë privatësinë e fëmijëve të saj, por pse?

Shkruar nga Anabel

11 Shtator 2024

Beyonce thotë se e ka të vështirë të ruajë
FOTO: GETTY IMAGES

Pavarësisht se ajo është një yll absolut i muzikës dhe artit në botë, kur vjen puna te familja dhe sidomos fëmijët, Beyonce është shumë e tërhequr. Këngëtarja e "Texas Hold 'Em" është treguar gjithmonë e rezervuar në detaje për fëmijët apo familjen dhe ky është një standard për të cilin ajo nuk bën kompromis.

Në një intervistë për revistën “GQ”, Beyonce e krahason famën me një burg, ndërsa është gjithnjë e gatshme për të siguruar një nivel normaliteti dhe privatësie për fëmijët e saj. Artistja, madje, shkon aq larg sa arrin që të marrë të tre fëmijët, Blue Ivy, Rumi dhe Sir kudo ku ajo shkon dhe kjo vetëm me qëllimin që jeta personale të mos tërheqë vëmendjen e medias dhe të njerëzve.

"Unë përpiqem të bëj turne vetëm kur fëmijët e mi nuk kanë shkollë," u shpreh ajo për revistën. “Gjithmonë kam ëndërruar për një jetë ku mund të shoh botën me familjen time dhe t'i ekspozoj ata ndaj gjuhëve të huaja, arkitekturës dhe stileve të ndryshme të jetesës.”

Sado sfiduese mund të duket, për Beyonce-n fëmijët janë kudo ku ajo dhe Jay Z janë për çështje pune, koncerte, takime apo pushime.

“Fëmijët e mi vijnë me mua kudo ku unë shkoj. Ata vijnë në zyrën time pas shkollës, rrinë në studio me mua. Ata janë në provat e mia të kërcimit, pra kudo,” shtoi ajo.

Megjithatë, këngëtarja e "Crazy in Love" u shpreh se në fillim kishte dyshime për ngjitjen në skenë të së bijës Blue Ivy që e shoqëroi gjatë një kërcimi për turneun “Renaissance”.

Beyonce thotë se e ka të vështirë të ruajë
FOTO: GETTY IMAGES

“Por, Blu është një artiste. Ajo ka shije në muzikë dhe modë. Pikturon, krijon shfaqje artistike në shkollë, pra gjithçka në lidhje me artin e ka kaq të natyrshme. Unë nuk doja që Blue të ngjitej në skenë, por ajo punoi aq fort për këtë pjesë sa më bindi se duhej ta provonte dhe ia doli!”

Pavarësisht qasjes së saj mbrojtëse kundrejt tre fëmijëve, sërish të qenit nënë për Beyonce-n nuk është e lehtë!

“Kur je i/e famshme është shumë e thjeshtë që ta kthesh jetën në një performancë që ka vëmendjen e të gjithë botës. Por, unë vazhdoj të bëj përpjekje ekstreme për të qendruar besnike ndaj kufijve të mi mbrojtës, sidomos për fëmijët dhe familjen time. As fama dhe as paratë nuk vlejnë përpara qetësisë sime të brendshme,” përfundon ajo.

Artikuj të sugjeruar: