Showbiz dhe TV

Merr fund martesa e Gerd Vasos dhe Enada Hoxhës?

Shkruar nga Anabel

12 Shtator 2024

Merr fund martesa e Gerd Vasos dhe Enada Hoxhës?

Thuhet se çifti i famshëm i balerinëve, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, i kanë dhënë fund martesës së tyre. Ata ishin të martuar prej vitesh dhe janë njohur që në periudhën kur ishin në shkollë, gjithashtu, janë prindër të një djali 16-vjeçar, Roan.

Burime për Anabel.al e konfirmuan lajmin. Ndonëse arsyet e ndarjes (së mundshme) ende nuk dihen, në disa media është supozuar se balerini e ka tradhtuar bashkëshorten në mënyrë të përsëritur. Thuhet edhe se ata nuk jetojnë më bashkë.

Merr fund martesa e Gerd Vasos dhe Enada Hoxhës?

Enada dhe Gerdi nuk ndiqen në rrjetet sociale, ndonëse balerina nuk i ka fshirë fotot e vjetra me (ish)bashkëshortin. Enada vijon të mbajë në Instagram llogarinë @enadagerdvaso, ndërsa balerini ka hapur një llogari të re, ku nuk ka foto me Enadën.

Merr fund martesa e Gerd Vasos dhe Enada Hoxhës?

Merr fund martesa e Gerd Vasos dhe Enada Hoxhës?

Gerdi dhe Enada ishin një ndër çiftet më të gjata të shoëbiz-it shqiptar. Ata kanë qenë partnerë në skenë e në jetë, duke dhuruar dhjetëra performanca në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe në skena të ndryshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by enadagerdvaso (@enadagerdvaso)

Ndërkohë, asnjë nga balerinët nuk e konfirmuar ose mohuar lajmin.