Instagramming

Mes shpërthimit ndaj komenteve fyese, Ronela Hajati sapo na dha një lajm të mirë

Shkruar nga Anabel

12 Shtator 2024

Mes shpërthimit ndaj komenteve fyese, Ronela Hajati sapo na dha një

Ronela Hajati është një nga ato artiste, e cila sjell këngë in dhe që të fiksohen, sërish nuk mund të mos përballet me komentet negative të njerëzve në rrjetet sociale.

“K***, lopë, porno, janë standarde për të gjitha. Unë jam më speciale se kam ca kile më tepër dhe atë punën e librave si batuta, kështu që dhe komentet kanë diapazon më të gjerë”, u shpreh Ronela.

Mes shpërthimit ndaj komenteve fyese, Ronela Hajati sapo na dha një

Më tej, ajo vijoi:

“Kush ulet dhe komenton, harxhon kohë që mund ta harxhojë për të punuar e për t’i çuar bukë në shtëpi familjes. Rrinë gjithë ditën parazitojnë në telefon e flasin akoma për peshë, moral (që s’kanë pikën e haberit ç’bëjmë me jetët tona), veshje…jeni për të ardhur keq”.

Mes shpërthimit ndaj komenteve fyese, Ronela Hajati sapo na dha një

“Nëse nuk të pëlqen muzika ime, mos e dëgjo!!! Dhe kushto që më takon, ju lutem mos më thoni më: “Ronela, qenke më e dobët live” se është fjalia më e shpëlarë që më zënë veshët. Kam pasqyrë! Të paktën, unë kam punuar gjithë jetën dhe e kam çdo cent nga 20 vite që këndoj, pa i rënë në qafë askujt, kurrë! Të gjithë atyre që i kanë mbushur koncertet dhe zemrën time plot me dashuri e njerëz, ju kam shumë xhan! Ju të tjerëve: Inshallah po keni punë!”.

Mes shpërthimit ndaj komenteve fyese, Ronela Hajati sapo na dha një

Dhe më tej tha se është yll, shumë e bukur dhe të drejtë ka.

Mes shpërthimit ndaj komenteve fyese, Ronela Hajati sapo na dha një

Por, mes këtyre shpërthimeve (të kuptueshme), Ronela na dha një lajm të mirë:

“Dua të nxjerr këngën e Këngës Magjike në fillim, baladë e bukur shumë, tekst i mirë…jam e bindur që dhe unë do të shndërrohem në një njeri të mirë brenda minutave…”, duke na treguar kështu se e paska një këngë gati.

Mes shpërthimit ndaj komenteve fyese, Ronela Hajati sapo na dha një

Ajo bëri edhe një krahasim me këngën e Anitta-s, duke thënë: “Kjo në fakt ka një tekst shumë domethënës (me ironi), apo këta s’quhen se janë të huaj. Meqë ra fjala, jam e fiksuar me këtë”, rrëfeu ajo.

Mes shpërthimit ndaj komenteve fyese, Ronela Hajati sapo na dha një

Tani, Ronela jua tha se çfarë nuk pëlqen dhe se ç'të bëni që të mos shpenzoni kohë duke ofenduar. Ju e dini vetë.

Artikuj të sugjeruar: