Ish-banori i “Big Brother Vip Albania 3” Meriton Mjekiqi është përfshirë në një aksident automobilistik mbrëmjen e djeshme. Sipas mediave, moderatori ka qenë duke u kthyer për në Kosovë pas një qëndrimi në Shqipëri dhe në autostradën kryesore që të çon në Prishtinë, ai ka pësuar aksident.
Po sipas medias Informuesi në Kosovë, Meritoni ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi kur i ka shpërthyer një nga gomat e makinës. Për pasojë, ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe bashkë me automjetin, situata ka dalë jashtë kontrollit. Makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një fushë, pretendohet nga media të ndryshme.
Për shkak të errësirës dhe orëve të vona të mbrëmjes, thuhet se Meritoni ka mbetur i bllokuar për më shumë se një orë brenda makinës, ndërkohë që më pas nga policia është bërë i mundur shpëtimi i tij. Meriton Mjekiqi është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk dihet shumë për gjendjen e tij shëndetësore.
Deri tani, as Meritoni dhe as partnerja e tij, ish-banorja e “BBVA 3” Ilnisa Agolli nuk kanë bërë asnjë reagim në rrjetet sociale.
Artikuj të sugjeruar:
- Meritoni uron të birin për ditëlindje: “Mos harro kurrë që babi të do”
- Meritoni reagon për herë të parë pas daljes nga “BBVA 3”
- Sondazh: Cili banor duhet të jetë finalisti i dytë?
- Armaldo përfitoi nga përjashtimi i Eglës, për të rikujtuar se mbeti pa punë pasi doli nga “BBVA 2”
- Lista: Njihuni me banorët e 'Big Brother VIP Albania 3'