Britney Spears vazhdon të paguajë për dy djemtë që ka me ish-bashkëshortin Kevin Federline, pavarësisht se djali i vogël ka mbushur 18 vjeç këtë javë.
Këngëtarja e famshme, duket se do të vazhdojë të japë mbështetjen financiare për dy djemtë Jayden dhe Sean, edhe pse të dy janë ligjërisht në moshë madhore.
Sipas avokatit të Federline, Mark Vincent Kaplan dhe ligjit të Kalifornisë, një prind duhet të vazhdojë të paguajë mbështetjen ndaj fëmijëve derisa ata të kenë përfunduar shkollën e mesme. Pra, pavarësisht se konsiderohen në moshë madhore sepse kanë mbushur 18 vjeç, artistja është sërish e detyruar të paguajë për ta.
"Sipas ligjit të Kalifornisë, juridiksioni për mbështetjen e fëmijëve vazhdon derisa fëmijët të mbarojnë shkollën e mesme, por në asnjë rast më vonë se ditëlindja e tyre e 19-të,” thotë Kaplan për “People”.

Pra, në përputhje me ligjet e vendit, Britney do vazhdojë të paguajë për Jayden, pasi ai e përfundon shkollën e mesme në nëntor të këtij viti.
Një burim shton për “People” se Spears është e lumtur që vazhdon të mbështesë djemtë e saj me çdo mënyrë që mundet.
“Britney ka plane për të ardhmen e djemve dhe do të bëjë gjithçka që t’i mbështesë ata, gjithmonë.”
Artikuj të sugjeruar:
- Britney Spears thotë nuk do të lidhet kurrë më me një burrë sa të jetë gjallë
- Pas incidentit në hotel, Britney Spears shihet sërish me të dashurin
- Ç’ndodhi këtë herë? Drama e re e Britney përfshin ambulancën, të dashurin dhe nënën e saj
- Britney Spears dhe Sam Asghari divorcohen zyrtarisht
- Britney Spears fyen publikisht motrën e saj
Burimi: People