Celebrity

Flori Mumajesi bën veprimin e papritur dhe nuk dimë ç’të mendojmë

Shkruar nga Anabel

14 Shtator 2024

Flori Mumajesi bën veprimin e papritur dhe nuk dimë

Flori Mumajesi nuk është ndjerë thuajse fare në rrjetet sociale, megjithatë, ka fshirë/arkivuar këngët nga YouTube. 

Flori Mumajesi bën veprimin e papritur dhe nuk dimë

Ndoshta kjo mund të jetë një taktikë e vetë artistit që t’i mbajë të “karikuar” admiruesit e tij, duke bërë lëvizje herë pas here, siç ishte edhe rasti i fundit në korrik, ku Flori kishte ndërruar foton e tij të profilit në Instagram.

Një tjetër teori më shpresëdhënëse? Ndoshta do të publikojë një këngë të re dhe do që gjithë vëmendja të përqendrohet te ky projekt!

Ose thjesht nuk do që të ketë më gjurmë të muzikës së tij në YouTube.

Siç e thamë më sipër, kantautori vendosi në foto profili në Instagram togfjalëshin “Pak Flor” dhe një simbol me ngjyrë të kuqe, që duket si një shenjë gishti bëri që njerëzit të mendonin teori nga më të ndryshmet, nga rastësia te emri i albumit të ri etj.

Flori Mumajesi bën veprimin e papritur dhe nuk dimë

Për rikthimin e Florit ka folur edhe mikesha e tij, Fifi. Në një intervistë në emisionin “Canape”, ajo tha se prej kohësh nuk kanë më kontakte, por shpreson që ai të bëhet sërish pjesë e industrisë muzikore.

“Për anën artistike ka qenë një mentor shumë i mirë, nuk mund ta lë kurrë anash pa e përmendur atë njeri. Më vjen shumë keq që nuk po sjell më këngë sepse është duke i munguar jashtëzakonisht industrisë së muzikës. Unë vetëm di që nëse ai njeri të dalë përsëri në skenë, ne të tjerët duhet të ulemi në gjunjë dhe të qajmë. Sepse i ka këngët fantastike”.

Artikuj të sugjeruar: