Instagramming

U tha se Meritoni pësoi aksident, por si qëndron e vërteta?

Shkruar nga Anabel

14 Shtator 2024

U tha se Meritoni pësoi aksident, por si qëndron e vërteta?

Aksidenti i ish-banorit të “BBVA 3” Meriton Mjekiqit ka qenë lajm në media të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri sot. Pasi u tha se gjendja e tij shëndetësore është kritike, reagoi gazetari Miliam Zeka përmes një videoje në Instagram ku mohoi problemet mbi shëndetin e Mjekiqit, ndërsa pranoi se kishin qenë në të njëjtën makinë kur ka ndodhur aksidenti në autostradën që të çon në Prishtinë.

Por, vetëm para pak minutave ka reaguar edhe partnerja e ish-banorit, gazetarja Ilnisa Agolli ku përmes një postimi në Instastory ka hedhur poshtë të gjithë lajmet dhe gjithçka sipas saj është e pavërtetë.

“Në kuadër të legjislacionit aktual në Shqipëri, është e rëndësishme të theksohet se ligjet në fuqi parashikojnë sanksione për përhapjen e informacionit të pavërtetë, duke përfshirë shpifjen dhe nxitjen e urrejtjes. Bazuar në *Nenin 120 të Kodit Penal*, shpifja ose përhapja e qëllimshme e informacioneve të pavërteta, me qëllim dëmtimin e reputacionit të një individi, përbën një vepër penale dhe është e dënueshme.”

Ilnisa shton se lajmi i përhapur është i pavërtetë dhe ka shkaktuar jo pak shqetësime te ajo dhe familjarët e Meritonit.

“Kohët e fundit, një lajm i pavërtetë është përhapur në disa media, duke shkaktuar shqetësime të konsiderueshme. Ky veprim jo vetëm që është në kundërshtim me parimet e etikës së gazetarisë dhe kërkesat për objektivitet, por edhe shkel ligjet në fuqi, të cilat synojnë mbrojtjen e qytetarëve nga dezinformatat.

Institucionet përkatese, përfshirë * Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) *, duhet të marrin përgjegjësinë për monitorimin dhe zbatimin e këtyre ligjeve. Kjo do të thotë se të gjitha platformat mediatike që përhapin lajme të pavërteta duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe të ndërmarrin masa për të parandaluar që lajmet e rreme të bëhen pjesë e diskursit publik."

Ish-banorja e "BBVA 3" kërkon nga ana e institucioneve një reagim publik dhe marrjen e masave konkrete dhe ligjore ndaj mediave që përhapën lajmin.

"Në këtë kontekst, kërkojmë që institucionet e pavarura të medias të respektojnë standardet e informimit të drejtë dhe të sigurojnë që lajmet e publikuara të jenë të sakta dhe të verifikuara. Vetëm në këtë mënyrë mund të ruajmë integritetin e medias dhe të mbrojmë qytetarët nga ndikimi i dëmshëm i lajmeve të rreme”, shkruan ish-banorja e BBV,” e mbyll ajo postimin," thotë ajo. 

U tha se Meritoni pësoi aksident, por si qëndron e vërteta?

Artikuj të sugjeruar: