Fero (Feronit Shabani), ka publikuar në Instagram një story shumë shqetësuese, ku kërkonte ndihmën e mediave, pasi nuk e dinte se ku ndodhej vajza e tij, Nina.
“I thërras të gjitha mediat që të më lajmërohen sepse jam në shqetësim të madh. Është duke m’u bërë një padrejtësi shumë e madhe prej organeve të ligjit zbatues, më saktësisht Gjykatës së Gjilanit. Jam i thyer emocionalisht shumë dhe jam në depresion të rëndë”, shkroi fillimisht reperi.
Media “Compass” iu përgjigj thirrjes së tij dhe përmes një interviste të drejtpërdrejtë, Fero u shpreh se e bija e tij është rrëmbyer.
“Unë si prind i vajzës time ka kohë që më bëhet padrejtësi si në aspektin e vendimeve, po ashtu edhe në aspektin e mospërfilljes dhe të asaj që vetë Gjykata ka marrë vendim dhe ka kohë që pres ta shoh vajzën time. Befasohem se vajza e ime udhëton nëpër shtete të ndryshme pa lejen time dhe pa u njoftuar se në cilin vend ajo gjendet. Dhe më tragjike ka qenë ndodhia e sotme, ku unë e konsideroj se vajza më është rrëmbyer në një lloj mënyre, për shkak se enti social më ka njoftuar se në orën 4:00 të shkoja të merrja vajzën e në momentin që kam shkuar në orën e caktuar, që ata më kanë caktuar, nuk më japin asnjë detaj se ç’drejtim ka marrë vajza. Vetëm më thonë se vajza ka ikur”.
Ish-reperi shprehu shqetësimin e tij dhe gjendjen e rëndë emocionale në të cilën ndodhet. Madje, në një postim tanimë të fshirë nga rrjetet sociale, Fero shprehej: “Sot shpëtova nga vetëvrasja, ndoshta nesër nuk do mundem”.
Artikuj të sugjeruar: