Celebrity

Rita Ora tregon sekretin e martesës së lumtur me bashkëshortin e saj

Shkruar nga Anabel

18 Shtator 2024

Rita Ora tregon sekretin e martesës së lumtur me bashkëshortin e
FOTO: Karwai Tang/WireImage

Duket festa pas ndarjes së çmimeve Emmy 2024 ka qenë një mundësi më shumë këngëtaren e “Let you love me” që të flasë hapur për martesën e saj me regjisorin Taika Waititi.

“Ne frymëzojmë njëri-tjetrin,” tha Ora për median. “Me mua që vij nga muzika dhe ai që është një shkrimtar dhe regjisor i njohur, shtëpia jonë është e bukur dhe plot ide”, u shpreh këngëtarja duke shtuar se bashkëpunimi dhe frymëzimi për fushat profesionale ku ata ndërveprojnë është një nga pikat kyçe të martesës mes tyre.

Por, të qartësohemi: pa harruar përkatësinë e zodiakut dhe asaj që yjet kanë shkruar për të dy.

"Ne jemi të dy shenja zjarri, pra jemi vetëm zjarr, zjarr," tha me nota humori këngëtarja. Rita nuk e përjashtoi faktin se që një martesë të funksionojë nuk duhet të ketë vetëm ndjenja dhe mirëkuptim, por edhe ndihmë të ndërsjellë për të qenë të dyja palët të përmbushura, gjithmonë dhe në çdo situatë.

Rita Ora tregon sekretin e martesës së lumtur me bashkëshortin e
FOTO: Matt Winkelmeyer/MG23/Getty Images for The Met Museum/Vogue

Aktorja dhe regjisori i njohur u martuan në gusht 2022. Një burim për “People” asokohe konfirmoi faktin se çifti u martua në një ceremoni shumë private, por ata nuk e dhanë publikisht lajmin deri në janar të vitit të kaluar.

Gjatë një interviste për “The Tonight Show me Jimmy Fallon” në shkurt të vitit 2023, Ora tregoi unazën e martesës për herë të parë dhe zbuloi se ajo e kishte ndihmuar Waititin të zgjidhte unazën perfekte.

“Ndjeja sikur gjithë jetën doja të isha me këtë person dhe unë realisht e kisha këtë ndjesi. Me pak fjalë, e çova në dyqanin e duhur dhe i tregova saktësisht unazën që doja në gisht,” tha Ora.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: People