Në momentet që po shkruhet ky artikull, Gert Bogdanit, i cili ndërroi jetë në moshën 44-vjeçare, në mënyrë krejt të papritur për shkak të një arresti kardiak, po i jepet lamtumira nga familjarë, miq e figura publike. Gert Bogdani do të përcillet ditës së sotme drejt banesës së fundit, ndërsa njerëz të ndryshëm po i bëjnë homazhet.
Familjarë, kolegë e deputetë kanë pritur në radhë para ambienteve të Kuvendit.
Vdekja e tij e papritur i tronditi të gjithë dhe dje, më datën 18 shtator 2024, gruaja e tij, Edlira Çepani i dedikoi një postim prekës, ku shprehu të gjithë dashurinë dhe admirimin e saj ndaj bashkëshortit të ndjerë.
“Ti e dije që jeta ime s’ka kuptim pa ty! Ti e dije që nuk ishe thjesht gjysma ime më e mirë, ishe jeta ime! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime! Ti e di që unë nuj jetoj dot pa ty. S’di a ta thashë ndonjëherë mjaftueshëm sa të adhuroj! Zoti merr pranë vetes më të mirët, por ty s’duhet të të kishte marrë, se unë, Ajra dhe REinarti kemi nevojë për ty, për dashurinë tënde për jetën, për këshillën e drejtë që je gjithmonë, për modelin e duhur që je gjithmonë”.
Më tej, vijoi:
“Bota është një vend i pavlerë pa ty! Do të të duam përjetë, bashkëshorti, babai, shoku dhe njeriu më i mirë që do të jetojë ndonjëherë në këtë botë! Do të të dua çdo ditë të jetës, derisa të takohemi sërish, drita e çdo rrugëtimi timi!”.
Artikuj të sugjeruar: