Showbiz dhe TV

Është momenti të njiheni me #MEGAPROJEKTIN!

Shkruar nga Anabel

19 Shtator 2024

Është momenti të njiheni me #MEGAPROJEKTIN!

E dimë që hashtags #megaproject dhe #laVilla, fotot portokalli, ca fjalë që të fiksohen, të rinj që festojnë e bëjnë qejf të kanë tërhequr vëmendjen pasi i ke parë kudo nëpër Instagram, ndaj ka ardhur çasti që të të themi se për çfarë bëhet fjalë! Për një projekt të ri, të paparë, cool dhe interesant, i cili bën bashkë idetë kreative, energjinë e të rinjve dhe televizionin! Platforma e re Ándale do të shfaqet për herë të parë në Shqipëri, për të cekur çdo tematikë dhe për të ndryshuar pozitivisht median në vend.

Është momenti të njiheni me #MEGAPROJEKTIN!
 
Ky projekt emocionues dhe inovativ është krijuar dhe drejtuar nga producentja dhe skenaristja Dalina Buzi, që e ka ndjekur çdo ditë, qysh në fazat e fillimit e deri në lançimin e projektit, i cili daton që prej vjeshtës së vitit 2022. Të rinj, vajza e djem, gallatë, me ide brilante, dëshirë të madhe për të sjellë ndryshimin në median shqiptare, përmes situatave të ndryshme dhe të papritura, do të të pushtojnë çdo rrjet social. Domethënë e kam seriozisht! Çdo rrjet social!

Është momenti të njiheni me #MEGAPROJEKTIN!

Ándale do të kthehet në platformën tënde të preferuar për mendime, opinione, podkaste, të qeshura, pra, GJITHÇKA! Nuk do të mund t’i shpëtosh Ándale-s as në Instagram, as në TikTok, YouTube, Discord, Twitch e çdo app që ti përdor.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Andale (@andale.al)

Do t’ju themi edhe një sekret që jemi të sigurt që mezi e prisni! Dalina Buzi do të jetë e ulur përballë një mikrofoni dhe një kamere, në një podkast autentik! Kaq ishte, thjesht një teaser!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dalina Buzi (@dalinabuzii)

Në vendin e njohur tanimë si #laVilla, projekte të shumta kanë marrë trajtë e jetë dhe të rinjtë (a.k.a) yjet, janë përballur me sfida unike, të cilat nisin që nga aktrimi, debatatet, skeçet plot humor, podkastet ku flitet për gjithçka (thashetheme, sport, lojëra etj) dhe patjetër, aq të papritura sa nuk ta rrok mendja.

Është momenti të njiheni me #MEGAPROJEKTIN!
 
Ky është vetëm fillimi! Ándale të thotë “eja, nisemi në një rrugëtim të ri”!
 
Ndërsa Yuki, macja jonë e lezetshme gri, thjesht të sheh me kuriozitet, sepse çfarë nuk ka parë në këtë megaprojekt!

Është momenti të njiheni me #MEGAPROJEKTIN!
 
Nuk të themi dot “përgatitu” sepse e dimë që çdo gjë do të të kapë në befasi! Ándale është këtu!