Showbiz dhe TV

I përlotur, Arbër Çepani flet për të ndjerin Gert Bogdani: “Nuk e besoja kurrë”

Shkruar nga Anabel

20 Shtator 2024

I përlotur, Arbër Çepani flet për të ndjerin Gert

Arbër Çepani, në një intervistë në “Top Story”, rrëfeu momentin kur mësoi se Gert Bogdani kishte pësuar arrest kardiak. Ai theksoi se e ka të vështirë të flasë për Gertin, por Edlira, bashkëshortja e Gertit, donte që ai të ishte prezent në studio.

“E kam të pamundur të flas për Gertin, por donte Edlira të isha këtu, dhe e di që do donte dhe ai që të isha këtu. Do doja të flisja për gjëra të tjera për Gertin, jo pasi bëmë funeralin. Por Edlira donte të isha këtu, që të flisnin njerëz që e donin dhe i donte".

Arbri tha se Gertin e ka pasur shok dhe e shihnin si një forcë mbështetëse.

"Gertin s’e quaj dot kunat, e kisha dhe shok, e kisha këshillues, ishte për ne si një mal. Çdo problem të kishim e kishim Gertin si një mal, ta shikonim Gertin në atë gjendje, që nuk bënim dot asgjë për të… boshllëku është i pakuptueshëm fare. Edlira mbante celularin në dorë, i thoja: "Ma jep celularin ta mbaj unë" dhe më thoshte: "Jo se mos më shkruan Gerti”. Shihte gjithmonë nga celulari se mos i shkruante. E kam të pamundur të jem sonte këtu, por donte Edlira”, tha ai, duke qarë.

I përlotur, sipërmarrësi dhe njëkohësisht, kunati i politikanit të ndjerë, u shpreh:

“Sapo ndodhi ma thanë direkt, kaluan disa minuta pasi e gjetën në atë gjendje në tualet dhe e dërguan në spital. “Hajde se nuk është mirë Gerti. Nuk është ndjerë mirë dhe është në gjendje të fikti”, më thanë”, rrëfeu Arbri.

Më tej, vijoi:

“Nuk e besoja kurrë që mund të kishte diçka të keqe, ishte më i forti ndër ne. Dukej sikur do na përcillte Gerti një nga një, se mendonim se do bënte këtë parakalim. Kur shkova në urgjencë mendova se ka ndonjë gjendje të fikti. Pashë skenën pastaj dhe ishin mbi kokën e Gertit mbi 15 veta që kërkonin ta mbanin dëshpërimisht në jetë, fillova të kuptoja se ishte gjëja serioze”.

Çepani bëri gjithashtu edhe një postim në Instagram për Gertin, ku shkroi:

"Eh mor Gert, mor shoku im…A e pe, nga aty ku je, sa mijëra njerëz të përcollën sot? A pe që kishin ardhur nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Europa dhe bota për ty? A e pe sa shumë njerëz të donin, o shoku im? Të donim të gjithë sepse ti jepje gjithmonë më shumë se sa merrje. Të gjithë thoshim sa herë kishim ndonjë hall “kemi Gertin”, “të pyesim Gertin”, “na e zgjidh Gerti”. Për të gjithë ne, ishe një mal mbështetjeje, o shoku im e akoma s'e besojmë dot, që ky mal na u shkërrmoq para duarve kaq papritur, e nuk bëmë dot asgjë. Ti për motrën time ishe gjithçka e unë, kurrë s’kam parë dy njerëz të duhen kaq shumë sa ju të dy. Na këpute shpirtin, Gert. Ti ishe heroi i përditshëm i Ajrës dhe Reinartit. Unë s’të premtoj dot që do të të zëvëndësoj o Gert, por do të mbroj dhe do kujdesem për Edlirën, Ajrën dhe Reinartin deri sa të kem frymën e fundit, o shoku im i mirë! Ta premtoj me jetën time këtë!".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arber Cepani (@arbercepani)

Gert Bogdani ndërroi jetë në moshën 44-vjeçare, pas një arresti kardiak. Lajmi i beftë dhe humbja e papritur tronditën vendin. Bogdani u përcoll dje (19 shtator 2024) për në banesën e fundit, mes shumë nderimesh dhe homazhesh. Ai la pas bashkëshorten, 2 fëmijë, si dhe gjurmën e tij në politikë.

Artikuj të sugjeruar: