Instagramming

Sytë zemra! Meritoni takohet me të birin *.*

Shkruar nga Anabel

25 Shtator 2024

Sytë zemra! Meritoni takohet me të birin *.*

Meriton Mjekiqi është takuar me djalin e tij, Loarin dhe ka publikuar një foto në Instastory, ku shihet duke e mbajtur në krahë vogëlushin. Megjithatë, sigurisht, moderatori u kujdes që ta shihnim të gjithë takimin e tij. :)

Sytë zemra! Meritoni takohet me të birin *.*

Moderatori dhe i biri i kanë paksa të rralla takimet (të pakën siç është shprehur Meritoni brenda shtëpisë së “BBVA 3”), për shkak të marrëdhënies së vështirë që ai ka pasur me të ëmën e djalit.

Fotoja e fundit që kemi parë babë e bir, ka qenë në korrik të këtij viti, kur Meritoni uroi të birin për ditëlindje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Meriton Mjekiqi (@meriton.mjekiqi)

Siç e thamë, moderatori ka folur për raportin e vështirë me të ëmën e djalit dhe sfidat për të takuar vogëlushin. Gjithashtu, në një rrëfim personal e të ndjerë brenda shtëpisë së famshme, ai është shprehur se i biri është autik.

"Jam brenda për shkak të një kauze që nuk e kam folur asnjëherë me banorët brenda shtëpisë. Loari është njëri prej fëmijëve të tjerë që është me autizëm, kjo ka qenë arsyeja. Nëse fitoj, gjysma për djalin e tjetra për fëmijët në autizëm. Gjej rastin të kërkoj falje për çdo gjë. Unë dua të jem pjesë në jetën e djalit tim. Unë dua të jem pjesë e zhvillimit të tij, ta ndihmoj në pjesën tjetër të jetës. Do i kërkoja publikisht (ish-partneres), që t'i lëmë anash problemet dhe ta lejojë gjysmën time afër meje”.

“Kam shumë emocione kur flas për djalin tim sepse kam muaj që se kam dëgjuar as nuk e kam parë. As në kamerë, as nga afër. Unë nuk kam qenë i pranishëm kur më ka lindur djali. Për herë të parë jam ulur në gjunjë dhe e kam parë përmes telefonit për shkak se nuk kemi pasur viza për të shkuar për ta parë pas lindjes së tij”, u shpreh ai.

Më tej, Meritoni shtoi:

“Kërkoj falje që s’kam mundur të jem pjesë e lindjes së djalit. Për shkak të pandemisë dhe disa problemeve që ka pasur nëna e tij, unë e kam parë djalin kur ai ka qenë 2 vjeç. E kam shumë të vështirë të flas. Takimi i parë, (pashë) një vogëlush kaçurrels të bukur. Kam pasur probleme me mamin e djalit dhe s’mund të tregoj”.

Sytë zemra! Meritoni takohet me të birin *.*

Asokohe pati edhe një reagim nga e ëma e djalit, Egesta, e cila shkroi në Instagram: “Këto ditë kam pranuar mesazhe pafund në lidhje me situatën e fundit. I kam lexuar të gjitha dhe jam përzemërisht falenderuese për fjalët e mira dhe mbështetjen emocionale që më keni dhënë. Nuk është e lehtë kur jeta private zbulohet në një format me kaq shumë vëmendje publike e sidomos kur bëhet fjalë për një fëmijë, por e vërteta gjithmonë triumfon”.