Instagramming

Me lezet, Einxhel e hodhi një thumb për kolegët :)

Shkruar nga Anabel

25 Shtator 2024

Me lezet, Einxhel e hodhi një thumb për kolegët :)

Einxhel, ndonëse është shkëputur përkohësisht prej ekranit, sërish është mjaft aktive në rrjetet sociale. Rishtazi, dikush i shkroi Einxhelit që të prezantonte Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe moderatorja përfitoi paksa nga rasti që të thumbonte kolegët.

“Kërkesa që s’më kishte ardhur ndonjëherë. Mirë e ke ti, bukur do të ishte, por s’të lë radhë njeri. Se ne jemi bërë 5 moderatorë për metër katror”, u shpreh Einxhel dhe e shoqëroi postimin edhe me emoji duke qeshur.

Me lezet, Einxhel e hodhi një thumb për kolegët :)

Einxhel, ti rikthehu në ekran se je e mirëpritur dhe shih ndonjë televizion vërdallë, se të gjitha moderatoret janë në Top Channel tani :)

Dheee sa i përket rikthimit të saj, Einxhel u ka premtuar njerëzve se do të vijë shpejt, ashtu siç duan ta shohin. “Në TV e sigurt që shumë shpejt do të shihemi ashtu siç doni ju të më shihni”, replikoi ajo në një koment në qershor të këtij viti.

Me lezet, Einxhel e hodhi një thumb për kolegët :)

Moderatorja ka bërë një shkëputje të gjatë nga televizioni, për shkak edhe se është bërë nënë e vogëlushit Trev. Në “Cherry on Top”, përballë Bora Zemanit, ajo u shpreh se nuk është ndjerë gati për t’iu rikthyer ekranit.

Në të njëjtën intervistë, Shkira u shpreh se ka marrë një telefonatë nga produksioni i “BBVA” për të qenë opinioniste e sezonit të dytë.

“Ka pasur një ofertë konkrete për të qenë opinioniste. Në sezonin e dytë mora një telefonatë për të qenë opinioniste, mirëpo kisha 10 ditë që kisha sjellë Trevin në jetë dhe nuk doja t’ia hiqja vetes ato momentet e bukura të fillimit për një projekt që sigurisht mua më pëlqente shumë, por m’u desh të vendosja lumturinë para karrierës”, u shpreh ajo.

Artikuj të sugjeruar: