Celebrity

Thuhet se muzika nuk është më prioritet për Adele

Shkruar nga Anabel

25 Shtator 2024

Thuhet se muzika nuk është më prioritet për Adele
FOTO: Kevin Mazur/Getty

Thuhet se Adele po i jep përparësi vetëm familjes në këtë fazë të saj të jetës! Këngëtarja e famshme ka refuzuar një marrëveshje prej 100 milionë dollarësh për të zgjatur edhe me disa shfaqje turneun e saj muzikor, kjo sipas revistës “Life & Style”.

“Ndërsa admiruesit e muzikës së saj mund të jenë zhgënjyer nga ky lajm, është e qartë se Adele tani për tani po zgjedh që të fokusohet te familja dhe jo te pasuria apo karriera muzikore,” tha i njëjti burim për  revistën duke shtuar se

Adele ka para për të shpenzuar më shumë seç ka pasur ndonjëherë në jetë, por ajo dëshiron familjen, dashurinë dhe planet janë të orientuara vetëm në këtë drejtim.

“Njerëzit nuk e kuptojnë se sa shumë sakrificë duhet që të jesh Adele!"

Këngëtarja thuhet se po planifikon të shijojë jetën dhe marrëdhënien me të dashurin Rich Paul në vend që të përqendrohet te muzika dhe hitet e reja.

Madje, burimi shkon përtej kësaj kur thotë se artistja po përdor disa truke për të qetësuar gjithçka si në aspektin mendor dhe fizik. 

"Ajo përdor sherebelën për të pastruar ambientin, mediton, këndon për qejfin e saj... Me pak fjalë po bën gjëra që janë në të mirën e saj të përgjithshme.”

Artikuj të sugjeruar: