Kinema & TV

Më në fund kemi një emër! Ja kush do ta prezantojë “Big Brother Vip Kosova 3”

Shkruar nga Anabel

30 Shtator 2024

Më në fund kemi një emër! Ja kush do ta prezantojë

Olsa Muhameti, producentja ekzekutive e edicionit të ri të “Big Brother Vip Kosova 3”, ka zbuluar disa detaje rreth këtij reality show që pritet të nisë pas disa ditësh. Në një intervistë për emisionin “Sol” në Klan Kosova, ajo zbuloi se edicioni i tretë nis në tetor, por pa zbuluar një datë fikse, ndërsa prezantuesi i përzgjedhur është Alaudin Hamiti. 

“Është përfolur shumë se kush drejton dhe emri im ishte surprizë, ka kohë që drejtuesi dhe prezantuesi i "Big Brother VIP Kosova" është vendosur nga Klan Kosova dhe ai është i madhi Alaudin Hamiti”, ka thënë Muhameti.

Kujtojmë që Hamiti ka qenë në rolin e prezantuesit edhe vitin e kaluar, bashkë me Jonida Vokshin.  

Gjithashtu, në rolin e producentes, Olsa u shpreh se kasti i protagonistëve të përzgjedhur këtë vit është goxha interesant, por ajo u tregua e kujdesshme për të mos treguar emra apo personazhe të njohur.

“Jemi të kënaqur me kastin, kështu që jemi përgatitur për pak fillojmë siç "Big-u" i Kosovës ka bërë gjithmonë”.

Olsa premtoi se ndryshe nga dy edicionet e mëparshme, “Big Brother Vip Kosova 3” do të fillojë më shpejt se çdo vit tjetër.

“Ajo që është e sigurt është fakti se do të fillojmë në fillim të tetorit edhe me herët se vitin e shkuar,” shtoi Muhameti.

Kujtojmë që fitues i edicionit të dytë të “BBVK” ka qenë Lumbardh Salihu, ndërsa vitin e kaluar fitoi reperi Stresi.

Artikuj të sugjeruar: