“Big Brother VIP Kosova 3” ka ndezur kuriozitetin e të gjithëve dhe sipas medias “Kosovarja” ka një datë për nisjen e reality show-t: 11 tetori! Ndonëse në rrjetet sociale të “BBVK” nuk ka një njoftim zyrtar, sërish kjo s’i ka ndalur thashethemet. Megjithatë, edhe vitin e kaluar, “BBVK” nuk bëri ndonjë lajmërim paraprak, nisi pa paralajmërim dhe bëri bujë të madhe.
Në llogarinë zyrtare është postuar një foto, në të cilën publiku pyetet nëse është gati për surprizat e këtij edicioni.
View this post on Instagram
Sa u përket prezantuesve, Olsa Muhameti, e cila është vendosur edhe në rolin e producentes ekzekutive, ka zbuluar se moderator do të jetë “i madhi Alaudin Hamiti”, por ende nuk dihet nëse do të bashkëprezantojë me Jonida Vokshin.
Gjithashtu, është përfolur se opinionistë do të jenë Luiz Ejlli, por edhe gazetari Milaim Zeka. Një tjetër emër interesant është edhe Einxhel Shkira, e cila sipas mediave, mund të ulet në kolltukun e opinionistëve.
Luiz Ejlli
Milaim Zeka
Einxhel Shkira
Se ç’shkruam më lart janë thjesht zëra ende të pakonfirmuar, por ajo për të cilën jemi të sigurt, duke marrë parasysh edhe edicionet e mëparshme, është se banorët me shumë gjasa do të jenë nam dhe me karaktere shumë të larmishme.
Artikuj të sugjeruar: