“Kënga Magjike 2024” do të rikthehet me prurje muzikore të reja dhe Ardit Gjebrea, përmes një postimi në Instagram, na tregoi se do të ketë 3 prezantues.
“Jemi 3! Tashmë “Kënga Magjike 2024” ka zyrtarisht prezantuesit e Netëve Finale! Ardit Gjebrea, Matilda Mcini, Selin Bollati”, shkroi ai në mbishkrim.
View this post on Instagram
Spikerja Matilda Mcini dhe modelja Selin Bollati do t’i bashkohen Arditit në këtë festival të rëndësishëm muzikor, duke u prezantuar edhe vetë ndryshe te publiku.
Festivali i “Këngës Magjike 2024” do të mbahet më 4, 5 dhe 7 dhjetor dhe pritet të sjellë në skenë këngëtarë të rinj e të njohur.