Instagramming

Einxhel Shkira flet për rikthimin në ekran: "Nga karriera kisha hequr dorë me kohë"

Shkruar nga Anabel

7 Tetor 2024

Einxhel Shkira flet për rikthimin në ekran: "Nga karriera kisha

Einxhel Shkira, përmes një rubrike me pyetje-përgjigje në Instagram, u ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj (dhe jo vetëm) t’i bëjnë pyetje të ndryshme. Sigurisht, pyetjet u përqendruan edhe te rikthimi në ekran dhe Einxhel u përgjigj.

Së pari, ajo tha se disa nga arsyet pse nuk është ende pjesë e ekranit:

"Le të themi kryesoren: Koha me familjen time më është dukur më e çmuar. Të tjerat, i themi një herë tjetër", u shpreh ajo ndër të tjera.

Einxhel Shkira flet për rikthimin në ekran: "Nga karriera kisha

Einxhel gjithashtu tha se i ka marrë shumë kohë rikthimi në ekran dhe se kjo s'ka ndikuar fare në aftësitë e saj të artikulimit dhe moderimit.

Einxhel Shkira flet për rikthimin në ekran: "Nga karriera kisha

Moderatorja tha se ajo gjithnjë ka menduar se kur të ishte gati për t'u bërë nënë, do ta vendoste familjen para gjithçkaje tjetër.

"Unë në fakt, nga karriera kisha hequr dotë me kohë, por s'e mendova kurrë se do të trokisnin të dyja njëkohësisht. Megjithatë, mendoj se atëherë kam bërë zgjedhjen e duhur dhe do e ribëja të njëjtën gjë". 

Einxhel Shkira flet për rikthimin në ekran: "Nga karriera kisha

Einxhel ka folur edhe më parë për rikthimin në ekran, duke i bërë reply një komenti, ku një person e pyeste për këtë çështje: “Në TV e sigurt që shumë shpejt do të shihemi ashtu siç doni ju të më shihni”.

Që nga ky koment kanë kaluar disa muaj dhe ne vijojmë të presim. :)

Artikuj të sugjeruar: