TV Mania

Rudina Dembacaj rrëfen për dënimin për falsifikim: “E vuajta si zonjë”

Shkruar nga Anabel

14 Tetor 2024

Rudina Dembacaj rrëfen për dënimin për falsifikim: “E

Aktorja Rudina Dembacaj ka folur në studion e “Goca dhe Gra” mbi dënimin me burg  që mori për falsifikim gjatë dhjetorit të vitit të kaluar.

Dembacaj u akuzua për falsifikimin e firmës së babait të vajzës për të kryer një udhëtim jashtë vendit me vogëlushen, ndërsa në studio u shpreh se bëri gabim dhe e ka kryer dënimin.

E pyetur nga Heidi nëse ka pasur probleme me drejtësinë, Rudina pohoi se po:

“Koka bën, koka pëson. Nuk është se jam shumë e madhe në moshë, jam e re fare. Ne e kemi pësuar nga ndonjë veprim i nxituar. Rasti im më ka bërë të reflektoj, nuk isha profesioniste, por jemi nxituar dhe e kemi ngrënë domethënë".

Më tej, shtoi:

"Kam vuajtur dënimin dhe nuk do e përsërisja kurrë, u nxitova në një moment. Si nënë kisha dëshirë të merrja me vete fëmijën. E vuajta dënimin. Si zonjë, shkova dhe mbarova punë”, duke treguar se ka bërë shërbim prove.

Ajo saktësoi se nuk quhet më e dënuar, por “e pastër” nga akuzat.

Aktorja Rudina Dembacaj është dënuar më 15 maj nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg, pasi ka falsifikuar firmën e ish-bashkëshortit, Aleksandër Varfaj. Dënimi i aktores Dembacaj është konvertuar me 80 orë shërbim prove.

Artikuj të sugjeruar: