Parfume

Ç’duhet të keni parasysh kur blini një parfum?

Shkruar nga Anabel

14 Tetor 2024

Ç’duhet të keni parasysh kur blini një parfum?

Nëse aromat që të pëlqejnë rrallëherë marrin ndonjë kompliment nga të tjerët dhe nëse shpeshherë të ka shkuar ndërmend nëse kjo ndodh sepse parfumi yt i preferuar thjesht nuk të përshtatet, tanimë e ke një përgjigje.

Caterina Catalani, parfumiere, e cila drejton “Floris London”, nuk është puna te miratimi i jashtëm: “Aroma është diçka shumë personale dhe parfumi më i mirë është ai që përputhet me ty.”

Kjo tingëllon e thjeshtë, por zgjedhja e një parfumi (në dyqan, online apo në rrjete sociale) mund të jetë e ndërlikuar. “Ndërkohë që disa mund të zgjedhin vetëm një aromë, unë besoj në fuqinë e larmisë - parfumi yt duhet të reflektojë aspekte të ndryshme të personalitetit dhe humorit tënd, si dhe të sjellë kujtime”, thotë Catalani.

Në parfumeri, gjithmonë testoni aromat në lëkurë dhe jo në fletën e provës; ato reagojnë ndryshe në secilën lëkurë për shkak të kimisë së veçantë që ka trupi ynë, kështu që mund të mbajnë erë ndryshe për secilin.

Ndërsa e hidhni parfumin, “shikoni për ndryshime në intensitet dhe qëndrueshmëri për të qenë të sigurt që është ajo që kërkoni,” këshillon Catalani. Mbani mend që nëse një markë ka një versionin spray për flokët apo trupin, zakonisht është një mënyrë më e lirë për ta provuar aromën para se të blini të gjithë parfumin.

Artikuj të sugjeruar: