Showbiz dhe TV

Shoqe apo thjesht kolege? Heidi sapo na e bëri të qartë marrëdhënien që ka me Eglën :)

Shkruar nga Anabel

16 Tetor 2024

Shoqe apo thjesht kolege? Heidi sapo na e bëri të qartë

Heidi Baci, e ftuar në “Ndryshe”, foli ndër të tjera për marrëdhënien e saj me Egla Cenon, me të cilën ndan panelin e “Goca dhe Gra”. Heidi dhe Egla kanë pasur përplasje të shumta gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBVA 3”, ndaj sigurisht, kemi dilema për raportin e tyre. Megjithatë, Heidi na e bëri të qartë: Ato janë kolege, jo mike!

“Shoqëri është fjalë e madhe, por ne shkojmë shumë mirë, respektohemi dhe gjëja mund të ndodhë më vonë, por për momentin jemi kolege”, tha ajo, duke e lënë të hapur mundësinë që më vonë, të bëhen sërish mikesha.

Më tej, foli edhe për moderimin e “Goca dhe Gra”, duke thënë se të gjitha anëtaret e panelit ruhen nga pak në mendimet e tyre:

“Ndiej sikur duam të gjitha pak të ruhemi ndoshta, sepse saktësisht ai nuk është moderim. Unë e kam menduar këtë gjë. Është sikur jemi pesë opinioniste. Po ta shohësh unë jam më e lirshme në temat sociale, ose kur na sjellin mesazhe, por kur flitet për politikë ose për fe është një përgjegjësi shumë e madhe të japësh mend”.

“Goca dhe Gra” moderohet nga Heidi Baci, Egla Ceno, Rudina Dembacaj, Jorida Rustemi dhe Xhilda Luzi.

Artikuj të sugjeruar: