Showbiz dhe TV

Heidi flet tërthorazi për marrëdhënien me Romeon?

Shkruar nga Anabel

16 Tetor 2024

Heidi flet tërthorazi për marrëdhënien me Romeon?

Romeo dhe Heidi, të cilët kanë qenë nën syrin e publikut që nga fillimi i marrëdhënies së tyre, kanë zgjedhur që të mos ndajnë detaje për lidhjen e tyre. Fshirja e fotove të përbashkëta nga rrjetet sociale (nga ana e Romeos) vetëm sa ka ushqyer më shumë spekulimet se ndoshta marrëdhënia e tyre ka marrë fund.

Heidi flet tërthorazi për marrëdhënien me Romeon?

Por Heidi, me deklaratën e saj të fundit, ndoshta i ka dhënë një tjetër drejtim këtyre zërave. E ftuar në emisionin “Ndryshe”, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3” la të kuptohet se arsyeja kryesore e qëndrimit të saj në Shqipëri nuk është kontrata e saj me “Top Channel”, por diçka më personale, duke na bërë të mendojmë se e kishte fjalën pikërisht për Romeon.

“Mua s’më mban në një vend profesioni ose puna. Ka shumë arsye të tjera që unë të rri në Shqipëri,” - deklaroi Heidi.

Megjithatë, ca detaje tregojnë se një krizë mund të ketë ndodhur mes tyre. Gjatë një poezie të lexuar nga Egla në emisionin “Goca dhe Gra”, u la të kuptohej se disa rreshta lidhen me marrëdhënien e dyshes. Nga ana tjetër, Romeo ka fshirë të gjitha fotot nga Instagrami, duke përfshirë edhe ato me Heidin, duke rritur dyshimet se mes tyre diçka nuk po shkon si më parë.

Heidi flet tërthorazi për marrëdhënien me Romeon?

Njerëzit janë në pritje të ndonjë sqarimi, por duket se Heidi dhe Romeo kanë zgjedhur që të mbajnë gjithçka private, të paktën për tani.

Artikuj të sugjeruar: