Horoskopi

Hëna e plotë në Dash: Ç’pritet të sjellë për shenjën tënde

Shkruar nga Anabel

16 Tetor 2024

Hëna e plotë në Dash: Ç’pritet të sjellë

A je gati t’i besosh intuitës tënde? Nesër (më 17 tetor 2024), qielli do të ndriçohet nga Hëna e plotë në shenjën e Dashit, duke të të ndihmuar në çështje që lidhen me qëndrimet e tua, si dhe me të ardhurat. Gjatë kësaj periudhe mund të përjetosh frikën se nuk po e kupton plotësisht botë, por ke shumë për të mësuar. E dimë që është e sikletshme, por energjia e Dashit është e tillë.

Ç’do të ndodhë me shenjën tënde, e zbulon më poshtë:

Dashi

Nëse nuk ndjek thjesht zemrën tënde dhe zgjedh paqen, atëherë po vepron gabim. Ke qenë në një udhëtim të gjatë për përmirësimin personal dhe tanimë, mund të jesh duke shijuar sadopak paqen. Ky është një moment ku ti mendon se po çlirohesh dhe do të mbushesh me gëzim. Megjithatë, këshilla e vetme që të japin yjet në këtë çast të jetës tënde: Ji i/e vetëdijshëm/me për egon tënde.

Demi

Meditimi mund të të ndihmojë që të zgjosh paqen dhe qetësinë e brendshme. Nuk ka nevojë të mendosh shumë e gjatë, por thjesht të dëgjosh trupin tënd dhe të zgjedhësh të mos reagosh në çdo situatë. Kushtoji vëmendje vetes dhe mendjes tënde. Puna dhe detyrat mund të jenë shpërqendruese për momentin, por do të të duhet gjithsesi të qëndrosh vetëm dhe të reflektosh.

Binjakët

Merr një stilolaps dhe reflekto mbi ditarin tënd. Ndërsa përparon drejt qëllimeve të tua, do të të duhet të shembësh barrierat që ke ndërtuar kundër tyre. Si e pengon vetja dhe plagët e tua më të thella rritjen tënde të përgjithshme, Binjak? Kjo Hënë e plotë po të mëson gjithashtu një leksion mbi vlerën e komuniteti, ndaj sigurohu që t’i kushtosh vëmendje.

Gaforrja

A je vërtet i/e frustruar me çështjet e karrierës, Gaforre, apo je me nerva me veten, së cilës nuk po i jep prioritetin e duhur. Ekziston diçka që ty shpesh të shqetëson: Vigjilenca e tepruar dhe kjo mund të të bëjë që ti të punosh edhe më shumë për ta hequr qafe. Padyshim, është mirë të kesh vigjilencë, por ti e di që kurrë gjërat nuk mund të jenë 100% perfekte.

Luani

Egoja jote do të të bëjë të veprosh më shpejt se zakonisht. Egoja, të cilën ti e ke me shumicë, do të ushqehet edhe më shumë nga situatat që po ndodhin vërdallë. Luan, energjia jote është e pashtershme dhe një burim i pafundëm frymëzimi, por ki kujdes me komentet pasiv-agresive. Përqendrohu te risitë që sjell kudo dhe përfundoje një projekt ashtu siç vetëm ti di.

Virgjëresha

Virgjëreshë, gjatë kësaj Hëne të plotë mund të ndryshojë totalisht mënyra jote e të menduarit. Pjesa më e mirë e marrëdhënieve është se edhe kur janë të vështira dhe zhveshin iluzionet e tua për botën, ato ende mund të të ngrohin zemrën. E rëndësishme është të mos gjykosh personin e zemrës dhe të jesh gati për të përmirësuar lidhjen që ke me të.

Peshorja

Kjo Hënë e plotë është një kohë e dobishme për të marrë frytet që po rriten nga marrëdhëniet e tua, Peshore. Mund të kesh një dëshirë të pashpjegueshme për të qëndruar në zonën tënde të rehatisë, por bëj më të mirën për të dalluar frikën nga ankthi. Frika bazohet në një shqetësim të pranishëm, ndërsa ankthi është frikë për situata të imagjinuara. Veprimi nga kjo e fundit mund të sabotojë marrëdhëniet e tua të rëndësishme.

Akrepi

Tani për tani mund të ndihesh i/e përmbytur nga qëllimet dhe përgjegjësitë e tua të shumta. Mbaje kokën lart, Akrep! Çdo dyshim për veten, ndoshta ka më shumë të bëjë me frikën nga e panjohura sesa me shqetësime të vërteta. Kjo Hënë e plotë mund të nënkuptojë se është koha për të ecur përpara, edhe në një marrëdhënie pune.

Shigjetari

Shigjetar, ti je një shenjë që njihesh si një person i/e drejtpërdrejtë dhe lider/e natyral/e, çka mund të frymëzojë shumë të tjerët, qofshin admirues, apo kundërshtarë. Si rezultat i kësaj, mund të gjesh veten duke menduar gjatë, folur dhe argëtuar më shumë se zakonisht. Energjia jote është gati për të të çuar përpara. Në vend që të kërkosh përfundimin, shijo momentin.

Bricjapi

Gjatë kësaj periudhe, mund të duash ta shqyrtosh me kujdes situatën tënde, atë të jetesës dhe familjes tënde. Ndërsa plagët e vjetra nisin të dalin në sipërfaqe, përpiqu të reflektosh dhe ta përdorësh për t’u rritur dhe përmirësuar. Mëso të menaxhosh emocionet e tua dhe do të përmirësosh jetesën dhe veten.

Ujori

Plagët e tua më të thella janë mësueset e tua më të mëdha, Ujor. Ndërsa Kiron është në prapavijë në shtëpinë tënde të leksioneve, ti po kthehesh te bazat e tua, për të kuptuar problemet me shëndetin dhe etikën tënde në punë.

Peshqit

Në këtë moment po vëren se sa të ashpër mund të jenë njerëzit ndaj teje dhe jo vetëm. Ki kujdes nga betejat që shqetësojnë ata rreth teje, pasi duhet ta kuptosh që pavarësisht se sa person empatik je, sërish problemet e tyre nuk mund të bëhen të tuat. Gjatë pjesës tjetër të vitit, duhet të përqendrohesh në zbulimin e vlerave dhe integritetit tënd.