Heidi, e ftuar në “Ndryshe”, foli ndër të tjera edhe për poezinë që u aludua se i është kushtuar marrëdhënies së saj me Romeon. Ajo saktësoi se në fakt, poezia i kushtohet shëndetit mendor dhe ndjesive që përjeton një person që përballet me sfidat e ndryshme që shëndeti mendor i sjell.
“Doja të thoja që ajo ishte një poezi që flet për problemet mendore dhe për depresionin. Ka 2 vite që është shkruar. Njerëzit u bënë merak për mua, por ai është thjesht art dhe unë emocionohem me artin tim”.
Ajo u shpreh se arti i saj është “pak i errët” dhe se ndaj nuk i publikon shkrimet e saj.
Heidi tha se e mendon seriozisht që të publikojë një libër, pasi është një medium që e gjen shumë veten.
Poezia në fjalë:
Më duket sikur po digjem.
Ankth i paimagjinueshëm, edhe pyes veten:
Sa dhimbje mund të durojë një qenie njerëzore
para se të çmendet,
para se të humbasë kuptimin,
para se të harrojë,
para se të zhduket,
para se të dëshirojë?
Një nga më makabret,
tjetërsuese e dëshirave.
Mosekzistenca, çmim shumë shqetësues.
Çmimi është i paçmueshëm, i dashurisë së vërtetë.
Në fund të fundit, nëse ndriçohem pamasë
nga drita më e pastër dhe më verbuese,
hija më herët dhe më e zezë do të jetë pas meje, do të jetë e lidhur me mua.
Koha lehtëson, kjo është ajo që thonë,
por ndiej që po ndodh tmerri,
fryma e fundit e qenies
që largohet.