Celebrity

Liam Payne shkoi në Argjentinë për t’u pajtuar me ish-anëtarin e 1D, Niall Horan

Shkruar nga Anabel

17 Tetor 2024

Liam Payne shkoi në Argjentinë për t’u pajtuar me

Liam Payne, 2 javë para se të ndërronte jetë në mënyrë të papritur gjatë mbrëmjes së ditës së mërkurë, u shpreh se donte të takonte ish-anëtarin e grupit One Direction, Niall Horan.

“Mendoj se do shkoj dhe ta përshëndes”, u shpreh 31-vjeçari në një video në Snapchat. “Kanë kaluar shumë kohë që kur unë dhe Niall kemi folur. Kemi shumë për të diskutuar dhe do të doja të sqaroja ca gjëra me atë djalë”.

Liam Payne shkoi në Argjentinë për t’u pajtuar me

Më tej, ai saktësoi se nuk ka asnjë hatërmbetje dhe thjesht donte të fliste me mikun e tij. Payne u pa më 2 tetor 2024 duke kërcyer në koncertin e Niall. Më tej, në një video që qarkulloi online, Payne kërcente dhe madje, publikoi edhe foto me të dashurën, Kate Cassidy.

Liam Payne shkoi në Argjentinë për t’u pajtuar me

Liam Payne shkoi në Argjentinë për t’u pajtuar me

Lajmi se Liam Payne ndërroi jetë shokoi botën. Ai ra nga ballkoni i hotelit “CasSur Palermo” në Buenos Aires, në Argjetinë. Policia vendase dha një deklaratë, ku u shpreh se i ndjeri kishte lëndime tejet serioze.

Liam Payne shkoi në Argjentinë për t’u pajtuar me

Pablo Policicchio, një zëdhënës për ministrinë e Sigurisë në Buenos Aires, u shpreh për AP se Payne “është vetëhedhur nga ballkoni i dhomës së hotelit”. Policicchio tregoi gjithashtu se policia është telefonuar nga hoteli për një emergjencë, e cila përfshinte “një burrë agresiv, i cili kishte konsumuar drogë dhe/ose alkool”.

Artikuj të sugjeruar: