Lajmi për ndarjen nga jeta të Liam Payne, një prej anëtarëve të grupit ikonik One Direction, ka shkaktuar trishtim të thellë në mbarë botën. Megjithatë, partnerja e tij, Kate Cassidy, është përballur me një valë komentesh negative në rrjetet sociale. Ndërkohë që Cassidy nuk ka reaguar ende publikisht për humbjen e të dashurit të saj, përdorues të shumtë të rrjeteve sociale kanë mbushur postimet e saj me komente urrejtjeje.
Cassidy, e cila kishte lënë Argjentinën vetëm disa orë para incidentit tragjik, ka shpjeguar përmes një postimi në TikTok arsyen e largimit të saj. Ajo theksoi se ndjente se udhëtimi i tyre kishte zgjatur më shumë nga ç’ishte planifikuar fillimisht. “Isha gati të largohesha… ne duhej të qëndronim për pesë ditë, por u shndërrua në dy javë,” tha ajo.
@kateecass soooo happpiii to b back in sunshine state
? original sound - nicole
Njerëzit nxituan që të komentonin në rrjetet e saj sociale, duke u shprehur: “Pse nuk ke postuar gjë për vdekjen e Liam???????”; “A e shtyve ti?”; “Shpresoj të jesh e lumtur tani”; “Është faji yt!”, duke harruar që një dhimbje dhe tronditje e tillë do kohë të procesohet. Kate dhe të gjithë njerëzit e afërt me Liam, mund të mos reagojnë në rrjetet sociale, por kjo nuk do të thotë se ata nuk e ndiejnë dhimbjen, madje (ndjesë për gjithë njerëzit që mendojnë se e ndiejnë dhimbjen në nivel personal), por shumë më tepër se të gjithë fansat anembanë botës.
Sa u përket reagimeve, VIP-a të ndryshëm thanë disa fjalë për largimin e beftë të ish-yllit të One Direction:
X Factor: “Zemrat na janë copëtuar”
View this post on Instagram
Ekipi i X Factor, programi që i dha jetë suksesit të Liam dhe grupit One Direction, ndau dhimbjen e tyre përmes një mesazhi të ndjerë: “Zemrat na janë copëtuar nga vdekja e Liam Payne. Ai ishte një talent i jashtëzakonshëm dhe, si pjesë e One Direction, Liam do të lërë një trashëgimi të përhershme në industrinë e muzikës dhe në zemrat e miliona fansave anembanë botës. Mendimet tona janë me miqtë, familjen dhe të gjithë ata që e donin.”
Ronnie Wood i Rolling Stones: “I tronditur dhe i pikëlluar”
I am shocked and saddened to hear of the death of Liam Payne. It was a pleasure to work with him on our X Factor performance. God bless Liam, thinking of all his loved ones. He will be dearly missed.? pic.twitter.com/S8y3RiJWrz
— Ronnie Wood (@ronniewood) October 17, 2024
Rock legjenda Ronnie Wood, duke ndarë një performancë të grupit në X Factor, shprehu tronditjen e tij. “Jam i tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Liam Payne. Ishte një kënaqësi të punoja me të në performancën tonë në X Factor. Zoti e bekoftë Liamin, mendimet e mia janë me të dashurit e tij. Do të na mungojë shumë.”
Backstreet Boys nderojnë Liam Payne
Words can not express the emotions we are collectively feeling right now, and it seems like the rest of the world is in the same boat.
— Backstreet Boys (@backstreetboys) October 17, 2024
Our hearts go out to Liam’s family, friends, and Directioners around the world.
Rest in peace brother.
Edhe Backstreet Boys ndanë pikëllimin e tyre përmes një mesazhi prekës. “Fjalët nuk mund të përshkruajnë emocionet që po ndjejmë kolektivisht tani, dhe duket se i gjithë bota po përjeton të njëjtën gjë. Zemrat tona shkojnë për familjen, miqtë dhe Directioners e të gjithë botës. Pusho në paqe, vëlla.”
West Brom: “Të tronditur dhe të pikëlluar”
West Brom pay tribute to former One Direction singer and Baggies fan Liam Payne ?? #WBA
— EVO.io Football (@EvoFtbl) October 17, 2024
(@WBA) pic.twitter.com/OKcZcMhZLF
Klubi i futbollit West Brom, të cilin Liam e mbështeste, ndau dhimbjen e tyre duke postuar një foto të tij në një prej ndeshjeve. “Jemi të tronditur dhe të pikëlluar,” thanë ata. “Mendimet tona janë me familjen, miqtë dhe të dashurit e Liam në këtë moment tragjik.”
Greg Horan, vëllai i Niall Horan, nderon Liam Payne
View this post on Instagram
Ndërsa anëtarët e tjerë të One Direction nuk kanë reaguar ende, Greg Horan, vëllai i Niall Horan, ndau një mesazh të ndjerë për Liam. “Të them se jam i pikëlluar është pak. Ti ishe një djalosh fantastik dhe u rrite në një burrë të mrekullueshëm. Ti do të mbetesh përgjithmonë në zemrat tona, vëlla. Zemra ime shkon për familjen tënde dhe për të gjithë vëllezërit e One Direction.”
Nëna e Harry Styles, Anne Twist, reagon ndaj vdekjes së Liam Payne
View this post on Instagram
Nëna e Harry Styles, Anne Twist, ka thyer heshtjen e saj pas vdekjes së ish-anëtarit të One Direction, Liam Payne. Twist, 56 vjeç, ndau një mesazh të thjeshtë, por tronditës, në Instagram. “Thjesht një djalë…”, shkruajti ajo në postim, i cili përmbante një emoji zemre të thyer mbi një sfond të zi.
Artikuj të sugjeruar: