Celebrity

Do të performonte këngën me Liam: Rita Ora largohet e përlotur nga skena

Shkruar nga Anabel

18 Tetor 2024

Do të performonte këngën me Liam: Rita Ora largohet e

Rita Ora u emocionua gjatë koncertit të saj në Japoni, teksa duhej të këndonte këngën “For You”, një bashkëpunim me Laim Payne, i cili ndërroi jetë më 16 tetor, pasi ra nga kati i tretë i ballkonit të një hoteli në Argjentinë.

Në një video që po qarkullon në rrjet, Rita do të performonte këngën në Osaka të Japonisë, por përlotet dhe largohet nga skena. Ajo pranoi se e kishte shumë të vështirë që të këndonte këngën dhe kërkoi ndihmën e publikut.

@wakeupworld Rita Ora paid a heartfelt tribute to Liam Payne at her concert in Japan last night, displaying a picture of them together while performing their song 'For You' #RIPLiamPayne #LiamPayne #RitaOra #OneDirection ? original sound - Wake Up World

Një ditë pasi Payne ndërroi jetë në mënyrë tragjike, Ora, përmes një postimi në Instagram, shprehu ndjesitë e veta, duke thënë: “Jam e shkatërruar. Ai kishte shpirtin më të sjellshëm. Nuk do ta harroj kurrë. E adhuroja të punoja me të”, u shpreh këngëtarja, duke shtuar se ai sillte gëzim në skenë dhe jashtë saj.

“Ky lajm tragjik më thyen zemrën. Dërgoj dashurinë dhe lutjet e mia për familjen dhe të dashurit e tij. Kënga jonë “For You” merr një tjetër kuptim për mua. U prehtë në paqe”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Liam u shpall i vdekur pasi ra nga ballkoni i hotelit “CasaSur Palermo” në Argjentinë. Autopsia pritet të bëhet nga autoritetet, ndërkohë policia argjentinase ka konfirmuar se ai ka pasur plagë jashtëzakonisht serioze.

Artikuj të sugjeruar: